Përbëresit
- 2 karota,
- 1 patate,
- 2 lule të ndara nga lulelakra,
- 1 kungulleshkë e vogël,
- 2 thelpinj hudhre,
- 1 qepë e re,3-4 fletë spinaqi,
- 1/2 tubë majdanoz,
- 2 lugë vaj,
- 2 katrorka për supë ose vegetë ,
- kripë piper,
- moskat dhe, sipas dëshirës, erëza të tjera.
Udhëzime
- Në tenxhere me ujë hidhen të gjithë përbërësit të pastruar dhe të prerë në pjesë të vogla.
- Shtohen vaj,katrorka supe dhe perimet zihen ½ ore.
- Pasi shtohen erëzat supa vlohet edhe 5 minuta.
- Bluhet me blender elektrik ose kalohet në sitë,duke i shtypur mirë perimet.
- Kthehet prapë në zjarr sa të marrë edhe një valë,pastaj derdhet në supore, ku i hidhet majdanozi i grirë hollë.
- Mund të shërbehet me nga një lugë kos për pjatë.