-0.3 C
Priština
More

    9 fakte për seksin gjatë shtatzanisë

    spot_imgspot_img

    Patët apo nuk patët dëshirë për seks gjatë kohës kur jeni shtatëzëna,  këtu do të gjeni përgjigjet në të gjitha pyetjet për seksin gjatë shtatzanisë…

    1. Po, mund të bëni seksin gjatë shtatzanisë

    Shumë gra pyesin veten a është e drejtë që gjatë shtatzanisë të bëjnë seks, dhe zëri i vellës thotë: Derisa shtatzania juaj është duke ecur normalisht, mund të keni mardhënie seksuale sa herë dhe kur të doni. Në fillim ndryshimet janë në nivel të hormoneve dhe ndjenja e lodhjes dhe mundi, vjellja mund të ndikojnë që në fillim mos të keni dëshirë për seks. Dhimjet në shpinë, shtimi i peshës dhe këso ndryshimesh të ngjajshme, mund të ndikojnë në uljen e libidos. Periudha nëntë mujore shpesh nënkupton edhe mendimin se si ardhja e bebës do ta ndryshojë mardhënien tuaj me partnerin, filloni të trasheni dhe veten e përceptoni si jo atraktive dhe jo tërheqëse (në këtë fazë ‘ju lejohet’ gjendja ankzioze) dhe të gjitha këto mund t’ju humbin dëshirën për seks. Por normalisht, nëse dëshira për seks shfaqet mos u bëni merak, me ju dhe shtatzaninë tuaj gjithcka do të shkojë mirë.

    2. Seksi gjatë shtatzanisë nuk ju rrezikon të humbni beben

    Shumë çifte me të drejtë merakosen për frytin e dashurisë së tyre. Në një anë dëshirojnë seks, e në anën tjetër pyesin veten se a mund ai të sjellë deri tek aborti spontan. Friga është e pabazë, sepse seksi nuk mundet në këtë mënyrë t’i bëj keq frytit. Domethënë, deri te aborti më së shpeshti të cojnë anomalitë hormonale, e shumë probleme tjera që mund të shafqen gjatë procesit të zhvillimit të bebes në barkun e nënës, por jo dhe seksi.

    3. Seksi gjatë shtatzanisë nuk e dëmton beben

    Edhe një frikë tjetër e kuptueshme e prindërve të rinj, por ne ju këshillojmë: mos u merakosni. Beba juaj është shumë mirë e mbrojtur nga kanalet e ujit dhe muskujt e mitrës. Aktiviteti seksual nuk do të ndikojë në beben, nuk do të prish pamjen e tij fizike dhe nuk do të vijë deri tek pasojat negative.

    4. Secila pozitë mund të praktikohet nëse shtatzënia është e rehatshme

    Ashtu siç përparon shtatzania, e barku rritet, do të ndani mendim me ne që çdo ditë do të ketë më pak pozita që do t’ju japin kënaqësi. Në vend se të shtriheni në shpinë, mund të shtriheni në krah afër partnerit dhe ta merrni pozitën e ashtuquajtur ‘lugë’, mund të jeni lart e njgashëm. Aktivizoni imagjinatën dhe eksperimentoni, mos harroni që gjithmonë duhet ta keni rehat.

    5. A vjen në shprehje seksi oral gjatë shtatzanisë?

    Seksi oral është i pranueshëm dhe është më i sigurti gjatë shtatzanisë, dhe atë në të dy drejtimet. Nesë mashkulli juaj po ju dhuron një të tillë, sugjerojeni që mos ta lëshojnë frymën në vaginën tuaj, sepse mund të ndodhë që, edhepse shumë rrallë, fryma të zë kanalet e enëve të gjakut, e ajo mund të përkeqësojë zhvillimin e bebes.

    6. Prezervativi – dilemat dhe përgjigjet

    Nëse vetëm jeni të sigurt që partneri juaj nuk ankon për çfardo lloj sëmundjeje të organit seksual dhe nuk bën seks me femra tjera, atëherë nuk duhet të përdorni kondom. Gjithsesi, përdorni mbrojtësen nëse nuk jeni në lidhje keni dyshime për ato që i cekëm më lartë, apo nëse do të ndërroni partnerin.

    7. Orgazma nuk mund të përshpejtojë lindjen

    E vërtetë, orgazma mund të shkaktojë kontrakcion të mitrës, por ato nuk janë as të përafërta me kontrakcionet kur beba është në rrugë. Zor që orgazma do të jus jell në lindje të parakohshme.

     8. Kur duhet t’i ikim seksit gjatë shtatzanisë?

    Edhe pse shumica e grave mund të praktokojnë seksin gjatë shtatzanisë, ekzistojnë disa situate në të cilat duhet të jeni të kujdesshëm. Mjeku mund t’ju sugjërojë që t’i ikni seksit nëse për shembull, keni histori të lindjes së parakohshme, nëse keni gjakderdhje vaginale të pashpjegueshme, nëse mitra juaj shumë herët celet dhe në situata të tjera, të këtij lloji. Nuk bëni keq të konsulltoheni me specialistin për të bërit seks gjatë shtatëzanisë – në mbikqyrje të rregullt, me kontrolla dhe biseda jo formale me mjekun.

     9. Seksi pas shtatzanisë

    Ekspertët rekomandojnë të ruheni, minimum katër e nganjëherë edhe gjashtë javë pas lindjes. Organizmi juaj ka nevojë për kohë që të rehabilitohet. Nëse jeni të këputur dhe ndjeni dhimbje, e bashkë me të oreksi për seks rritet, mundohuni ta ruani intimën për muajt në vazhdim. Partnerin tuaj mund ta kënaqni me thirrje telefonike dhe sms-a, para gjumi me’fjalë të ndyta’ dhe ngjashëm. I dashuri juaj do të ketë mirëkuptim për gjendjen tuaj aktuale dhe besojmë që pas kësaj në dhomën tuaj të gjumit ju presin fishekzjarre. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...