Rregulli kryesor apo ndoshta edhe më i vështiri është që mitiserët nuk bën të shtrydhen, sepse në këtë mënyrë hapni infeksionin dhe bëni më shumë mitisera.
Mitiserat janë pore të mbyllura në fytyrë të cilat paraqiten me sekrecion të tepruar të vajit dhe serumit të gjëndrave më pas edhe për shkak të baktereve, pluhurit dhe pa pastërtive të cilat vinë me prekte të fytyrës. Pa pastërtia në pore reagon me kiseonik, marrin ngjyrë të zezë dhe bëhen mitiser- pikla të vogla të cilat me kënaqësi do ti asgjësonim. Ja disa këshilla si.
Si zhduken mitiserët?
Tek ndokush ka më shumë gjëndra dhjamore, që shkaktojnë paraqitjen e shpeshtë të mitiserëve. Mirë është të dini që mitiseret paraqiten edhe për shkak të ndryshimeve të caktuara të hormoneve në trup siç janë koha e menstruacioneve dhe shtatzënia. Fytyra gjithashtu mund të thahet nga mitiserët, nëse jeni nën stres, në rrethina të lagështa apo edhe nëse përdorni kremi me sasi të madhe të vajit. Për këtë ndryshoni kremin, qetësohuni, kujdesuni për fytyrë në mënyrë të drejtë dhe mitiserët do të zhduken.
Rregullat e kujdesit për fytyrë
Rregulli kryesor apo ndoshta edhe më i vështiri është që mitiserët nuk bën të shtrydhen, sepse në këtë mënyrë hapni infeksionin dhe bëni më shumë mitisera. Për fillim lani fytyrën me ujë të vakët që poret të hapen apo me sapun për fytyrë nëse përdorni, ai duhet të jetë shumë i butë. Pas kësaj vendosni pillini të bazuar në përbërës natyral dhe në këtë mënyrë largoni tepricën e lëkurës dhe serumit. Pas pillingut fytyrën pastrojeni me ndihmën e losioneve speciale, sigurisht jo ato të bazuara në vaj dhe në fund vendosni krem hidratues.
5 preparate shtëpiake që ndihmojnë në luftë kundër mitiserëve
Si është lëkura vazhdimisht e trajtuar me çfarëdo lloji të prodhimeve kozmetike jo natyrale të cilat nganjëherë më shumë e dëmtojnë, sesa i ndihmojnë lëkurë më mirë është të bëni preparate shtëpiake natyrale për fytyrë. Trajtoni lëkurën me rrugë natyrale dhe jepini kohë për regjenerim dhe vetë ndihmë.
1. Piling nga mjalti dhe limoni
Miksoni mjaltin, kripën dhe limonin e shtrydhur dhe vendosini në fytyrë dhe fërkojini lehtë 5 deri në 10 minuta. Për lëkurë të yndyrshme në masë hidhni edhe dy lugë jogurt.
2. Maska nga e bardha e vezës
Ndani të bardhën e vezës nga e kuqja, më pas nga ajo bëni shkumë. Pas kësaj shtojani dy lugë miell misëri, dhe masën e bërë vendoseni në fytyrë. Lëreni të ndikojë gjysmë ore dhe shpërlajeni me ujë të vakët. Rezultati do të jetë lëkura e butë pa mitisera.
3. Shërimi i bimëve
Disa fletë borziloku vendosini në ujë dhe ziejini më pas lërini të ftohen. Ngjyeni një pecetë në masë me borzilok dhe lehtë disa herë pastroni fytyrën.
4. Limoni
Njëra prej mënyrave më të lehta për zgjedhjen e akneve është ndihma e limonit. Shtrydhni një limon- lyejeni fytyrën që të ndikojë gjatë natës. Në mëngjes shpërlani fytyrën me ujë të vakët.
5. Maskë nga patatja
Shtypini patatet dhe lërini në një enë, më pas shtoni ujë dhe masën vendoseni në fytyrë. Lëreni 10 minuta të rrijë, më pas shpërlajeni. Maska nga patatja do ju ndihmojë tek pastrimi i thellë i mitiserëve.