Sa shpesh e lani krehërin tuaj? Nuk do të habiteshim nëse nuk ju kujtohet hera e fundit kur e keni bërë një gjë të tillë. Para një viti? Ndoshta edhe kurrë?
Nuk jeni e vetme në këtë veprim sepse, të jemi të sinqertë, shumica vetëm i largojmë flokët e mbetura në të dhe e fusim përsëri nga e kemi marë. Fatkeqësisht kjo është një shprehi e dëmshme, në fakt është e patjetërsueshme të pastrojmë krehërin të paktën një herë në muaj.
Sipas dermatologes Françeska Fusko, gjithashtu duhet ti pastrojmë me spërkatje një herë në javë. “Sa më pak që përdor shampon aq më tepër do të përdorim shampon të thatë, aq më tepër do kemi zbokth; sa më shumë produkte stajlingu të përdorim, aq më shpesh duhet të pastrojmë krehërin pasiqë qelizat e vdekura të lëkurës dhe vaji e koloniojnë krehërin dhe mund të jetë bartëse e baktereve të shumta” thotë ajo.
Mënyra më e mirë e pastrimit të krehërit është të përdorni një furçë me fije të shpeshta dhe ta përshkoni nëpër krehër. Pastaj e fusim në lavaman për të fërkuar produktin që ka mbetur ende në krehër. Për të tharë përdoreni tharësen e flokëve …