Kolumnisti i ‘ELLE’ Teofil Panciq rekomandon libra për të cilët duhet të gjeni kohë dhe vend në valixhe …
Ata dhe ato që nuk lexojnë apo lexojnë pak („kurse, edhe atë që lexojnë, lexojnë gjëra të gabuara“, thotë poeti) gjithmonë kanë justifikim të mirë për këtë, por më i zakonshmi është ai i përjetshmi: “Unë nuk kam kohë“.
Për çdo lloj tjetër të përtacisë gjendet kohë edhe në orarin më të ngarrkuar, por librat, ja, disi anashkalohen, mbeten të parët nën vizën e listës … Për fat të mirë, jemi në verë dhe pushime, kur të gjitha ngecjet kompensohen. Besoni fort në këtë deri sa të arrini në të ashtuquajturin destinacion, i armatosur me libra të cilat duhet lexuar, dhe pastaj – në duar të Zotit. Tundimet janë të shumta …
Është krijuar në ndërkohë ‘një mit’ se vera është e përshtatshme për të lexuar gjëra „të lehta“, sepse kush e lodhë trurin në këtë nxehtësi? Këtë histori e përhapin ata që dëshirojnë t’i besojmë se gjatë dimrit lexojnë Kant-in, Nietzsche-n dhe Schopenhauer-in, edhe pse aspak nuk është e vërtetë.
Qëllimi është se, miti i „letërsisë së lehtë verore“ zbulon frikën e fshehtë të atyre që kanë heq dorë nga leximi i vërtetë, apo që nuk e kanë praktikuar kurrë. Përkundrazi, çdo kohë e vitit është po aq e mirë për të lexuar çdo gjë që është me vlerë, kurse shpirti kërkon stërvitje të vazhdueshme që mos të thahet, poashtu sikur trupi që ka nevojë për aktivitete të vazhdueshme.
Prandaj, ky „top 8“ i propozimeve të mia për vendosjen në valixhe kur shkoni në pushime verore nuk është i përbërë as nga librat „e lehta“ as nga ato “të vështira” – nuk janë libra boksierësh që t’i masim peshën dhe në bazë të saj t’i rradhisim në kategori – por të mirë dhe të rëndësishëm.
Karl Ove Knausgård: Beteja ime (vëllimi I dhe II); Booka
Asnjë përvojë leximi paraprak nuk mund të ju përgatisë që takimin me ndershmërinë e pakrahasueshme të norvegjezit fascinant, i cili sikur të gjithë intimitetin e tij ka vendosur ta shpalosë para nesh, ta merrni vetëm ‘siç don ai apo si duam ne’. Por, çfarë është „ndershmëria“ në letërsi? Llogaritet tregim i mirë, vetëm ai që është treguar mirë. Dhe këtu qëndron mjeshtria e vërtetë e Knausgård-it: ai është në gjendje që ngjarjen më banale nga përditshmëria e tij ta shtriej në dhjetë apo njëzet faqe, kurse ta lexoni me vëmendje si një ‘thriller’ të shkëlqyer. Përveç kësaj, vështirë se dikush tjetër vërtetë aq mirë dhe saktë ka prekur thellë gjëndjen shpirtërore dhe mentale të njeriut modern liberal perëndimorë (edhe „ne“ këtu përfshihemi) si shkrimtari i “Beteja ime”.
Michel Houellebecq: Nënshtrimi; Booka
Shumë është përfolur për Houellebecq, se është një profet dhe vizionar, apo që është budalla vetëpromovues, apo madje edhe fashist, që i urren gratë dhe islamofob. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, edhe pse Houellebecq me shumicën nga këto i pëlqen të flirtoj, mund të thuhet se gjithnjë e kënaq cektësia njerëzore. Kurse ‘Nënshtrimi’ nuk është, siç me siguri keni dëgjuar diku, „kërcënimi i Islamit“, por përkundrazi, për atë se nuk është e vështirë të imagjinohet njeriu shumë modern që në kushte të caktuara të pajtohet me islamizmin sepse – cili nuk do të dëshironte që të ketë katër gra legjitime? Si dhe shumë privilegje tjera të ndryshme të derrave meshkuj. E pra, për këtë bëhet fjalë në këtë libër: për meshkuj ‘derra xhelatinoz, epshorë dhe të korruptuar’. Çdo gjë tjetër është vetëm një paradë.
Milan Kundera: Festa e të parëndësishmes
Kur tashmë filluam me meshkujt: askush nuk ka lindë më mirë në gjendje të kësaj gjinie në fund të shekullit XX përpos Milan Kundera. Xhaxhai është tashmë në moshë shumë serioze, ky roman i shkurtër i vogël është thjesht një hije e librave të tij të mëdhenj, por edhe në të transmetohet shkëlqim i madhështisë së vjetër, ndjehet dora e mjeshtrit. Dhe shkrepë ndonjë nga ato fjalitë që dukshëm e nënvizoni, ju hyjnë diku nën lëkurë dhe i përvetësoni përgjithmonë, kurse në ndonjë moment edhe harroni se ku i keni lexuar.
Mario Vargas Llosa: Peshku në ujë (Laguna)
Kujtimet e gjeniut peruan, paralelisht ato intime, letrare dhe politike, na argëtojnë me shumë gjëra, kurse lexuesit e tij të vjetër edhe me atë që tregojnë se sa shumë mrekulli të shkëlqyera në romanet e tij i ka përshkruar nga jeta e tij. Është kurajo të jetosh kështu, kurse më e guximshmja është të shkruash për këtë …
Aleksandar Tishma: Besimet dhe komplotet (Libër akademik)
Pikërisht tani, në TV Vojvodina po shfaqet seriali i shkëlqyer sipas këtij romani, nuk është keq të kapeni për këtë libër që nuk është një vepër e pretenduar e të madhit nga Novi Sadi, por edhe me leximin e ri konfirmohet si i denjë për një njeri që ka lënë disa nga faqet më të mira në gjuhën sërbe për atë se si me njeriun operojnë pasionet dhe dëshirat e errëta, tinzake, dhe sa është për shkak të tyre i gatshëm të shkatërrojë veten, kurse të tjerët edhe më shumë.
Bekim Sejranoviq: Djali juaj Huckuelberry Fin (VBZ)
Vagabond boshnjak, rijekas dhe norvegjez (edhe slloven, edhe zagrebas, edhe beogradas, Novi Sadit …), sipas mendimit të shumë feministit „joshësit më të mirë në mesin e shkrimtarëve në ish-Jugosllavi“, sikur gjithmonë shkruan të njëjtin libër, atë për veten dhe bredhjen e tij, nga pikëllimet e hershme dhe traumat rinore e deri te entuziazmi dhe përmbytjet e dashurisë, të gjitha llojet e veseve, prirjet e jetës si një udhëtim i vazhdueshëm që nuk ka qëllim dhe as që vërtetë e kërkon. Kështu është edhe me librin e ri, por prapseprap, pa mërzitje dhe ngopje, sepse kë e mërzit dikush si Bekimi, atij ndoshta i është mërzitur edhe jeta.
Umberto Eco: Numri zero (Vulkan)
Letërsia botërore këtë vit ka humbur profesorin e vjetër, të kulluar, kurse romani i tij testament flet, kryesisht, për mënyrën se si dhe pse ka dështuar gazetaria: e vranë cektësia dhe çvlerësimi, sëmundje ngjitëse që nuk falin çdo gjë që e prekë. E zymtë, por lamtumirë e shkëlqyer me botën njeriu i cili u bë „shkrimtar i ri“ pothuajse në të pesëdhjetat, me „Emri i trëndafilit“.
Oya Baydar: Fjala e humbur (Dereta)
Shikoni meshkujt derra: rekomandon vetëm librat e meshkujve! Rastësisht ka ndodhur kështu, sinqerisht, por po e përfundoj – jo për shkak të „korrektësisë politike“ – me një libër të jashtëzakonshëm të një gruaje turke Oya Baydar (kohët e fundit vizitoi Serbinë), me romanin për Turqinë bashkëkohore mes Evropës dhe Azisë, fesë dhe laicizmit, patriarkalizmit dhe lirisë seksuale, kozmopolitizmit të metropolit dhe mbulimit të zymtë të ‘çarshisë’, mes elitës dhe ordinerëve, Turqve dhe Kurdëve… Por edhe hendekut vështirë të kalueshëm mes bashkëshortëve, dhe mes prindërve dhe djalit të tyre, i cili nuk po ndjekë rrugën për të arritur ambiciet e tyre të “klasit të lartë”. Delikate, e menduar, e mençur, kurse tregimi zhvillohet hollësisht, ashtu siç bisedohet gjatë pirjes së kafes së vërtetë turke me ‘llokum’.