A do t’i takojë beba shenjës së Gaforres, apo Luanit, do të kuptojmë sot
Dukesha nga Kembrixhi, Kate Middleton ka filluar lindjen në spitalin „Saint Mary“ në Londëet. Përfaqësuesi i familjes mbretërore angleze tha për media se Kate Middleton ka udhëtuar me automobil, në shoqërimin e dukës nga Kembrixhi. Zëdhënësi i princit Uiliam dhe princezës Kejt Midëlton deklaroi se gjithçka është duke shkuar normalisht.
Nëse foshnja mbretërore lind sot, në horoskop do të mbajë shenjën e Gafores, njejtë sikur princi Uiliam. Siç tregojnë astrologët, për Gaforet tipik është sentimentaliteti, shpesh kanë të shprehur anën artistike dhe në përgjithësi janë shumë të kujdesshëm dhe kreativë. Gaforret janë të lidhur me familjen dhe kultivojnë traditat. Nëse, Kejt do të lindë nesër, foshnja do të jetë Luan. Ajo do të thoshte që, për dallim nga Gaforret që shpesh janë konservativë, për nga natyra do të jetë më shumë aventurier, jokonvencional dhe modern. /kosovarja.ch/