Një rishikim i ri i të dhënave tregon se aftësia juaj për të arritur deri në orgazmë, ka të bëjë shumë me formën e vaginës suaj, raporton Medical Express.
Leslie Hoffman, nga departamenti i anatomisë në Univerzitetin e mjekësisë në Indiana, së bashku me kolegët e saj zbuluan se gjatë shtatzënisë klitorisi ngritet më lart dhe larg vaginës, dhe femrat me ndryshim të tillë mund të përjetojnë vështirësi në arritjen e orgazmës.
Hulumtuesit thonë se femrat që kanë klitorisin dhe rrugët urinare më afër njëri-tjetrit, kanë gjasa më të mira për arritjen e orgazmës. Elizabeth Lloyd, një studente në institutin Kinsey për hulumtimet rreth seksit, gjinisë dhe riprodhimit, thotë se distanca ideale është 2,5 centimetra (apo më pak se 1 inç).
Maureen Whelihan, një obstetre-gjinekologe në Florida e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim, por ka rishqyrtuar gjetjet, sugjeroi që femrat të cilat kishin klitorisin e zhvendosur më lart, kishin më shumë gjasa për vështirësi në arritjen e orgazmës gjatë seksit (ose fare nuk e arrinin) si pasojë e fërkimit të penisit më poshtë vaginës si dhe duke e pamundësuar prekjen dhe stimulimin në klitoris.
Dr. Whelihan gjithashtu theksoi se ka shumë femra që pohojnë se kanë pasur orgazma të pastra vaginale dhe 90% e këtyre femrave thonë se këtë e arrijnë duke qëndruar mbi partnerin. Por sa janë gjasat që të ndodhë kjo orgazmë vaginale? Sqarimi i mjekes ishte se kur femrat janë në krye apo mbi partnerin, ata gjatë penetrimit prekin lehtë edhe stomakun e tij me anë të klitorisit, dhe kjo nuk mund të quhet vetëm një orgazmë vaginale sepse keni kontakt edhe me klitorisin gjatë fërkimeve me barkun apo legenin e tij.
Pra, është e mundshme që mos të keni faj as ju e as partneri juaj për vështirësitë në arritjen e orgazmës, problemi qëndron në pozicionimin shumë lart të klitorisit. Fatmirësisht, ka mënyra të ndryshme për të gjetur zgjidhjen e stimulimit të tij, si për shembull përmes gishtave, gjuhës apo vibratorëve.