1.7 C
Priština
More

    Kujdesi i rregullt për lëkurë gjatë dimrit

    spot_imgspot_img

    Në kushte kohore ekstreme, i nevojshëm është kujdesi i veçantë për lëkurë. Mësoni se si të kujdeseni në mënyrë të rregull për lëkurën tuaj gjatë dimrit.

    Mbrojtja nga dielli

    Ajo që bora e ka zbardhur, kjo nuk do të thotë që duhet të harroni në kremin për diell. Pa marrë parasysh që për shkak të rrobave të trasha rrezet e diellit nuk depërtojnë në lëkurë, kremrat me faktor mbrojtës janë të domosdoshme. Përdorni ato me faktor më të vogël 15 dhe vendoseni para kremit ditor për fytyre, lëreni që lëkura ta pijë dhe pas kësaj vendoseni kremin hidratues.

    Hidratimi i organizmit

    Hidratimi gjatë dimrit është njëlloj i rëndësishëm siç është edhe verës. Për dallim nga vera jemi të sigurt që pijet e ftohta nuk do jenë zgjedhja juaj e parë dhe lirisht zëvendësojini me çaja të ngrohtë, kakao të ngrohtë, çokollatë dhe normal me ujë të thjeshtë. Shmanguni pijeve të pasura me kofin dhe sheqer. Marrja e duhur e lëngjeve gjatë ditës lëkurës do ti jap butësi dhe lëkurë të shëndetshme dhe do ju jap energji të duhur që ta kapërceni ditën.

    Pilling të rregullt

    Dimri zakonisht do të thotë lëkura e thatë dhe për këtë është shumë e rëndësishme të bëni më shpesh pillini që ti largoni mbetjet e vdekura nga lëkura. Mungesa e pillingut lëkurën do ta bëj më të thatë dhe në dukje më të lodhur. Pillingun në gjithë trupin në kombinim me masazh të lehtë bëjeni më së paku dy herë në javë. Por mos e teproni që ta irritoni lëkurën.

    Lagështia e lëkurës

    Nëse lëkura në muaj e dimrit është më e thatë se sa zakonisht do ju duhet të merrni prodhime të cilat janë më efektive në hidratim të lëkurës dhe ju garantojnë lagështi, veçanërisht nëse shumicën e ditës do ta kaloni në ajër të ftohtë. Me mirëmbajtje të rregullt gjatë natës mund të fusni edhe serumin për hidratim i cili lëkurës do ti japë lagështi më shumë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...