3.7 C
Priština
More

    10 materiet ushqyese (nutricienet) që çdo fëmije i nevojiten_2

    spot_imgspot_img

    Vitaminat dhe mineralet janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e shëndetit të fëmiut, e balansi i këtyre komponenteve zhvillimore, është esencial në vitin e parë të zhvillimit të fëmijëve. Më poshtë po ju sjellim komponentet kryesore per zhvillimin e fëmijëve:

    Kalciumi: Forcon eshtrat dhe dhëmbet, nxit funksionin e shëndetshëm të nervave dhe muskujve, ndihmon në mpiksjen e gjakut si dhe i ndihmon trupit të konvertojë ushqimin në energji.

    Acidet yndyrore esenciale (EFA): Ndihmojnë në ndërtimin e qelizave, rregullojnë sistemin nervor, forcojnë sistemin kardiovaskular, rrisin imunitetin dhe i ndihmojnë trupit të absorbojë vlerat ushqyese. Janë të nevojshme për funksionimin e shëndetshëm të trurit dhe të pamurit.

    Hekuri: Është i rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, pigmenti i kuq që ruan oksigjenin në gjak dhe mioglobinës, pigmenti që ruan oksigjenin në muskuj. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë aneminë, e cila mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe nervozizëm.

    Magneziumi: Forcon eshtrat dhe mban të qëndrueshëm ritmin e zemrës, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe funksionin nervor.

    Kaliumi: Funksionon me natriumin për të kontrolluar ekuilibrin e ujit në trup, e cila ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut. Ndihmon në funksionimin e muskujve dhe ritmin e zemrës si dhe me kalimin e viteve mund të ulë rrezikun e gurëve në veshka osteoporozën.

    Vitamina A: Luan një rol të rëndësishëm në të pamurit dhe rritjen e eshtrave, ndihmon në mbrojtjen e trupit nga infeksionet, ndikon në rritjen dhe shëndetin e qelizave dhe indeve në trup, duke përfshirë flokët, thonjtë dhe lëkurën.

    Vitamina C: Ndihmon në formimin dhe rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, eshtrave dhe indeve, ndihmon tek fëmijët në mbajtjen e shëndetshme të mishit të dhëmbëve, forcon enët e gjakut duke minimizuar mavijosjen, rrit sistemin imunitar duke i mbajtur larg infeksionet. Gjithashtu ndihmon trupin që të absorbojë hekurin.

    Vitamina D: Ndihmon trupin të aborbojë mineralet si kalciumi si dhe ndërton dhëmbë të fortë. Thelbësore për arritjen e potenialit të rritjes dhe masës maksmimale të eshtrave. Funksionon si hormone me rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, prodhimin e insulinës dhe rregullimin e rritjes së qelizave.

    Vitamina E: Kufizon krijimin e radikalve të lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat. E rëndësishme për imunitetin, rigjenerimin e AND-së dhe proceseve tjera metabolike.

    Zinku: Nevoiten më shumë se 70 enzime që ndihmojnë në tretjen dhe metabolizmin, si dhe është shumë thelbësore për rritjen.

    Që fëmiu juaj të ushqehet shëndetshëm dhe të marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme, kosovarja.ch ju sugjeron që të përdorni vetëm produktet kualitative të HIPP.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...