Faktet ushqyese rreth farës së lirit

Fara e lirit është një nga kulturat kultivuese qysh nga kohët e lashta të Mesopotamisë, e njohur për vajin e saj dhe fibrat. Këto fara janë të mbushura përplot me vlera ushqyese, acide yndyrore omega-3, antioksidantë, minerale si dhe vitamina esenciale. Kohët e fundit, përfitimet shëndetësore të farës së lirit kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve anembanë botës.

Fara e lirit i takon familjes Linaceae, gjinisë Linum dhe botanikisht emërohet si Linum usitatissimum. Liri është një bimë vjetore e cila rritet 1 deri 1.5 metra e gjatë me lule shumë ngjyrëshe blu të ndritshme. Është një nga kulturat që kultivohet lehtë dhe lulëzon në dy klimat, atë tropikale dhe subtropikale.

Fara e lirit është me formë të rrumbullakët, me diametër 6-9 mm, që përmban fara me ngjyrë disa të verdhë në të artë e disa ngjyrë kafe, fara e saj është e butë, me sipërfaqe me shkëlqim dhe formë të sheshtë, ngjashëm sikur fara e susamit, por më e madhe në madhësi, me gjatësi rreth 5-7 mm.

Në përgjithësi, ekzistojnë dy kultura të përbashkëta të lirit, njëra rritet kryesisht për nxjerrjen e vajit nga fara ndërsa tjetra për fibra.

Përfitimet shëndetësore të farës së lirit

Fara e lirit është shumë e pasur me vlera ushqyese kalorike. 100 gr fara mbajnë 534 kalori ose 27% e nivelit të përditshëm të nevojshëm. Më tej, kjo lloj fare është një burim i shkëlqyer i vlerave suhqyese, fibrave dietike, minerale, antioksidantë dhe vitamina që janë të domosdoshme për shëndetin tonë.

Fara e lirit është e pasur me acide yndyrore omega-3, të tilla si acidi linoleik, acidi alfa-linoleik dhe acideve arakidonike. Studimet tregojnë se kjo ndikon në parandalimin e sëmundjeve koronare si dhe goditjeve. Një lugë vaj liri siguron rreth 8 gr omega-3 acide yndyrore me funksion anti-inflamator që ndihmon në uljen e rrezikut të presionit të gjakut, sëmundjeve të arterieve, goditjeve, kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

Gjithashtu, fara e lirit është një burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht e pasur me gamma-tochoferol, përmban rreth 20 gr të vlerave në 100 gr. Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, i nevojshëm për ruajtjen e membranës qelizore të mukusit dhe lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira të dëmshme.

Fara e lirit është e mbushur me shumë vitamina B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid panthotenic, vitamin B-6 dhe acid folik. Thiamin-i ndihmon në parandalimin e sëmundjes beri-beri. Acidi folik ndihmon në parandalimin e defekteve nervore në fetusin gjatë konsumit në periudhën para-konceptimit dhe shtatzënisë.

Për më tepër, fara e lirit është një burim i pasur me minerale si mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni.

Fara e lirit apo vaji i saj ka një aromë me shumë shije e cila mund të përdoret në gatim, ilaçe tradicionale si dhe në përdorime farmaceutike.

Përzgjedhja dhe ruajtja

Fara e lirit është në dispozicion nëpër markete gjatë tërë vitit. Mund të vijë në forma të ndryshme si fara të thata, të pjekura etj. Ekzistojnë dy lloje të farave: ato me ngjyrë të verdhë në të artë si dhe me ngjyrë të kaftë. Këto vijnë në pako hermetike.

Këto fara mund të vendosen në një vend të freskët e të thatë dhe të ruhen për shumë vite, ndërsa në formë pluhuri duhet të mbyllet hermetikisht dhe të ruhet në frigorifer për tiu shmangur prishjes.

Përdorimi në kuzhinë

  • Fara e lirit mund të përdoret si ‘snack’, varësisht nga përzgjedhja e shijës, ose të kripura ose të ëmbla.
  • Fara e lirit është një shtojcë e këndshme në kos, deserte, smoothie, drithëra, sallata etj.
  • Fara e lirit përdoret edhe në ëmbëltore si shtesë në biskota, ëmbëlsira dhe akullore.

Profili i sigurisë

Fara e lirit nuk ka efekt të dëmshëm në shëndetin e njeriut, nëse përdoret në sasi të vogël. Megjithatë, nëse konsumohet në masë të madhe mund të shkaktojë dhimbje në stomak, diarre dhe fryerje barku. Konsumi i farave të papërpunuara nuk këshillohet për shkak të rrezikut të mundshëm për toksicitet cianogjen-glikozid.

kosovarja.ch