Bëni vet grimin tuaj natyral
Pudër apo pluhur fytyre, e bërë në shtëpi, ka shumë avantazhe për shkak se përbëhet nga përbërës të thjeshtë dhe nuk lejon mbylljen e poreve.
Ky lloj pluhuri nuk shkakton alergji, dhe përgatitja është shumë e thjeshtë. Receta është në bazë natyrale dhe lëkura juaj nuk do të jetë vetëm estetikisht, por do të ketë edhe efekt shërues nëse keni probleme të fytyrës. Ky lloj pluhuri nuk mbyll poret dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminave.
Për përgatitjen e pluhurit janë të nevojshme: 100 g…. dhe 1,5 l ujë (më i mirë për përdorim është ai që përdoret në shishe apo i filtruar), peshqir apo shami të hollë pambuku.
- Tërshërën e thekur bluani imët në aparatin për bluarje të kafesë ose me ndihmën e blenderit.
- Përzierjen e fituar vendosni në një kavanoz të qelqit dhe përzieni me 0,5 l ujë. Përzieni mirë.
- Lëreni përzierjen të qëndrojë për rreth 20-30 minuta, deri sa të krijohet fundërrinë dhe masa të ndahet.
- Ngadalë derdhni ujin e pastër në një tjetër enë dhe fundërrinën e mbetur përzieni sërish me gjysmë litre ujë.
- Pasi të kalojnë gjysmë ore, përsëritni procedurën për së dyti herë. Ujin (pa fundërrinë) ngadalë hidheni në një enë tjetër ku veçmë gjendet uji i derdhur nga më herët.
- Përzierjen e tërshërës derdhni përsëri, për here të tretë dhe pas gjysmë ore sërish derdhni ujin (pa fundërrinë) në një enë tjetër. Përzierja më nuk do të na duhet dhe më pas mund ta shfrytëzoni si maskë për fytyrë apo pastrim (piling) për trup. Më pas, uji duhet të filtrohet përmes një site, copë peshqiri apo shamie të hollë.
Procesi i filtrimit merr një ose dy orë. Pas kësaj kohe do të shihni se tërë uji është filtruar, ndërsa në pecetë do të mbetet vetëm masë e vogël. Së shpejti ajo do të bëhet pluhuri juaj. Por, ende nuk është koha për tu gëzuar. Para jush ju presin edhe 24 orë për tharrjen e pluhurit.
Pasi çdo gjë të thahet, ndani pjesën nga peceta dhe edhe njëherë bluani në makinën për bluarje të kafesë ose shtypni imët me një lugë. Etapa e fundit është filtrimi përmes një çorape najlloni.