-2.4 C
Priština
More

    Martesat që janë të destinuara për të mos pasur sukses

    spot_imgspot_img

    Gjithçka është e bukur kur martohemi, jemi të dashuruar dhe të sigurtë në përzgjedhjen e partnerit tonë, nuk dyshojmë asnjë moment se mund të kemi probleme të mëdha, mendojmë se e njohim mirë njëri tjetrin dhe se nuk do të mund të vijë situata deri në ndarje.

    Në anën tjetër, këto gjëra i kanë menduar edhe çiftet që janë ndarë më pas, dhe nuk janë një numër i vogël, andaj sot çdo martësë e katërt përfundon me ndarje.

    Kur martesa megjithatë dështon

    Nuk janë të gjitha martesat e dështuara vazhdimësi e lidhjeve të shkurta dhe joserioze. Nuk është e vërtetë se personat martesa e të cilëve dështon, janë persona të papjekur, egoistë. Nëse vendosni në një dhomë njerëzit e “lumtur në martesë” dhe pas tyre ata të tjerët e “pafat”, me siguri që nuk do të mund të dalloni se për cilin grup bëhet fjalë. Të gjithë njerëzit ndonjëherë janë nervozë, ndonjëherë të lumtur, ndonjëherë të gatshëm që ta dëgjojnë partnerin ndërsa ndonjëherë të padisponuar për çfarëdo lloj bisede.

    Martesat e rrezikshme

    Disa martesa kanë më pak shanse që të përfundojnë të lumtura. Nga përvoja, këshilltarët martesorë thonë se grupet e mëposhtme të martesave janë në listën e “martesave të rrezikshme”:

    • Martesat e bëra mes personave shumë të rinj
    • Ato në të cilat meshkujt kanë nivel të ulët të arsimit
    • Bashkësitë martesore në të cilat paraqiten shpesh problemet finansiare
    • Martesat e përziera me partnerë nga nacionalitete dhe religjione të ndryshme
    • Nëse edhe prindërit tuaj janë divorcuar
    • Nëse nuk e dëgjoi çfarë ka për të thënë partneri por menjëherë kaloni në mbrojtje me kundër argumente.

    Sigurisht që kriteriumet e sipërpërmendura nuk mund të merren si rregulla, nëse jeni në ndonjë prej kategorive apo në disa prej tyre, nuk do të thotë se patjetër do të divorcoheni.

    Terapia martesore: kujt do i duhej?

    Kohëve të fundit në botë flitet shumë për terapinë martesore, ndërsa më poshtë do ua cekim kategoritë e njerëzve që do kishin dobinë më të madhe nga një terapi e tillë:

    • Çiftet e reja
    • Çiftet me perspektive moderne ndaj jetës
    • ata që ende dashurohen
    • Ata që me të vërtetë duan që terapisti tu ndihmojë

    Në anën tjetër, kategoritë e mëposhtme kanë më pak gjasa që të përfitojnë nga terapitë e tilla:

    • Çiftet që kanë pritur një kohë të gjatë që të shkojnë në terapi
    • Çiftet në të cilat njëri partner nuk dëshiron në asnjë mënyrë të ngelet në martesë
    • Çiftet që nuk janë të gatshëm të dëgjojnë këshillat e terapistit martesor.

    Pse disa martesa mbijetojnë

    Shkencëtarët thonë se personat që komunikojnë mes tyre janë më të prirë për të ruajtur martesën. Sekreti ndodhet tek dialogu dhe gatishmëria për të kuptuar ndjenjat e partnerit, për të zgjidhur problemet dhe për të tejkaluar të kundërtat. Andaj edhe terapistët nuk duhet që të përzihen në martesën e dikujt por vetëm të rikrikojnë urën e komunikimit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...