Vizatimi dhe pikturimi janë fryma e krijimtarisë, por kreativiteti është shumë më tepër se një kuti me ngjyra. Së bashku me fëmijën tuaj zbuloni, mënyra të reja për të ndihmuar të shprehurit e kreativitetit të tij. Nëse kjo është gatimi, muzika, ose moda. Më poshtë mund të gjeni disa këshilla se si të inkurajoni krijimtarinë e fëmijëve tuaj.
Fikeni televizionin dhe ngriteni muzikën – pavarsisht nëse e sprovoni fëmijën në pikturim apo diçka tjetër, gjithëçka është më e lehtë me muzikë. Ju mund të lëshoni Mozartin, apo një baladë, ose Beatles. Është provuar që muzika nxit kreativitetin dhe gjithçka është më e lehtë me tingujt e muzikës.
Ftoni fëmijën në kuzhinë – lironi vend në dhomë në rutinën e përditshme të gatimit për fëmijën tuaj. Mund të mësojnë një kombinim të erëzave dhe ushqimeve të ndryshme. Fëmijët gjithashtu mund të bëjnë ushqimet e reja, duke provuar receta të reja dhe ngjashëm. Në këtë mënyrë do të argëtohen më lehtë me diçka dhe kush e di, të gjeni një talent të madh tek ata.
Përgjigjuni dhe bëni pyetje – ju jeni nën stres, jeni e lodhur dhe e keni të vështirë për t’iu përgjigjur në çdo gjë. Por është shumë e rëndësishme që të kënaqni kuriozitetin e fëmijëve, por më shumë do të ishte e mirë që edhe ju të bëni ndonjë pyetje. Përgjigjet e tyre mund të ju befasojnë, dhe gjithashtu mund të rrisin marshin e tyre mendor për të shpjeguar se me çfarë merren aktualisht në mënyrën më të mirë të mundshme.
Planifikoni një ditë interesante dhe emocionuese – me aktivitete të shumëllojshme, të tilla si kinematë, parqet, teatrot, të cilët mund të stimulojë imagjinatën e fëmijës. Mos shikoni në distancë dhe kohë, planifikoni një ditë për ju dhe fëmijën tuaj. Me këtë mundeni me sukses të stimuloni krijimtarinë, të cilën fëmijët do të transferojnë punën e tyre në çdo formë të artit. /kosovarja.ch/