Qelizat embrionale shpëtojnë jetën

Qelizat që gjatë lindjes së foshnjës nxirren nga kordoni i kërthizës dhe ruhen me ndihmën e krio-metodës speciale së shpejti do të mundë të shpëtojnë jetë të miliona njerëzve në të gjithë globin. Me ndihmën e këtyre qelizave mundë të trajtohen çrregullimet e gjakut, metabolizmi, imuniteti …

E gjithë kjo është thënë në Kongresin e Parë të dedikuar për qelizat burimore, i cili u mbajt në Athinë nën patronazhin e „Cryo – Save“, liderit evropian në mbledhjen, ndarjen dhe ruajtjen e qelizave burimore. Konferenca u ndoq nga ekspertët gjinekologë më të famshëm botërorë, inxhinierë gjenetik të cilët shpjeguan se çfarë përgjithsishtë qelizat burimore mund të shërojnë dhe pse është e rëndësishme të ruhen. Kjo metodë e ruajtjes së qelizave është e mundur edhe në vendin tonë.

Ç’janë qelizat burimore

Studimet shkencore kanë dëshmuar se trupi i njeriut posedon një formë unike të rezervave qëllimi i të cilës është për të rinovuar indet e dëmtuara. Natyrisht, bëhet fjalë për qelizat burimore. Qelizat burimore janë qeliza themelore të cilat gjatë zhvillimit të embrionit zhvillohen në të gjitha llojet e qelizave, të tilla si qelizat e muskujve të zemrës, qelizat e kuqe të gjakut dhe qelizat e lëkurës. Në një fazë të mëvonshme të jetës këto qeliza bëjnë riparimin e qelizave të dëmtuara.

Ku ndodhen qelizat burimore

Qelizat burimore ekzistojnë në shumë lloje të indeve te të rriturit, dhe përqendrimi i tyre më i madh në trupin e një të rrituri është në palcën e kockave dhe në gjak. Megjithatë, me kalimin e kohës qelizat e trupit tonë humbin vitalitetin dhe ndikimi i tyre është më i dobët për shkak se ato plaken së bashku me ne. Pikërisht për këtë, pas studimeve të shumta, ekspertët kanë gjetur mënyrën se si të ruajnë vitalitetin e këtyre qelizave shumë të rëndësishme. Në fakt, shkencëtarët dhe mjekët kanë zbuluar se një numër i madh i qelizave burimore gjenden në gjakun e kordonit të kërthizës së të sapolindurve. Këto qeliza janë shumë të reja dhe vitale, kurse procesi i marrjes së tyre është shumë i lehtë dhe pa dhimbje. Dhe ajo që është më e rëndësishme është se me një teknikë të veçantë mund të ngrijnë dhe të aplikohen më pas në shërimin e vetë dhuruesit apo ndokujt tjetër.

Llojet e terapisë me qeliza burimore

Cilat sëmundje sherohen

Me ndihmën e qelizave burimore tani është e mundur të kurohen më shumë se 75 sëmundje të rënda dhe të pashërueshme deri në kohën e mëparshme. Ndër sëmundjet që trajtohen janë sëmundje malinje, veçanërisht leukemia, pastaj çrregullime të gjakut, çrregullime të lindura si dhe çrregullime të imunitetit.

Ka dy lloje të trajtimit me qelizat burimore: mënyra autologe (qelizat e veta) dhe ajo allogenike (me qeliza donatore vullnetare). Përparësia e trajtimit dhe terapisë autologe ndaj asaj allogenike është se në rastin e një numri të caktuar të sëmundjeve trupi i pacientit mund t’i refuzojë qelizat e huaja burimore.

A është procesi i marrjes së qelizave burimore pa dhimbje

Procesi i mbledhjes së qelizave burimore është plotësisht pa dhimbje dhe i parrezikshëm për shkak se qelizat burimore merren menjëherë pas lindjes së foshnjes, (dmth, pas prerjes së kordonit të kërthizës), nga një pjesë e kordonit të kërthizës e cila është e ngjitur në placentë, dhe zgjatë më pak se një minutë.

Kush mund të trajtohet me qelizat burimore

Shkencëtarët kanë zbuluar se më shumë se katër breza të një familjeje mund të trajtohen me qelizat burimore të të porsalindurit.

Poashtu edhe nëna, nëse sëmuret, mundet gjatë jetës të trajtohet me këto qeliza.

A është marrja e qelizave burimore gjithmonë me sukses

Në shumicën e rasteve, marrja e qelizave burimore është me sukses.

Në disa situata, sasia e gjakut e marrë pas lindjes është shumë e vogël. Kjo zakonisht ndodh gjatë lindjes me prerje cezariane, apo kur lindin binjakë, kështuqë edhe prania e qelizave burimore në gjak është e pamjaftueshme.

Analizat e nevojshme

Gjatë kohës së shtatzënisë bëhen teste të gjakut në mënyrë që të përcaktohet nëse ka ndonjë infeksion me viruse, p.sh., hepatitit B dhe C, sifilizi, HIV dhe CMV IGM.

Pas lindjes së fëmijës, pas mbledhjes së qelizave burimore prej gjakut të kordonit kërthizor, këto qeliza gjithashtu i nënshtrohen edhe analizave të ndryshme në laborator.

Gjegjësishtë, përcaktohet se a ekziston mundësia e kontaminimit bakterial dhe eliminohet prania e mikrobeve, infeksioneve virale dhe fungale. Pas këtyre analizave, testohet vitaliteti i qelizave dhe vetëm pas këtyre veprimeve qelizat ngrijnë. Këto qeliza ruhen ne kushte kriogenike, gjegjësishtë në minus 196 gradë celsius në fazën e gaztë të azotit të lëngshëm. Të ruajtura kështu mund të qëndrojnë përgjithmonë.

Kujt i rekomandohet depozitimi

Mjekët rekomandojnë ruajtjen e qelizave burimore nëse në familje ekzistojnë këto sëmundje apo rreziqe si mëposhtë:

– nëse është e pranishme histori familjare me kancer, sëmundjeve të gjakut ose sëmundje të tjera

që janë të shërueshme me qelizat burimore;

– te çiftet e racave të ndryshme apo me prejardhje të ndryshme etnike për shkak të pamundësisë

së gjetjes të një donatori kompatibil;

– te shtatzënitë pas fekondimit artificial.

kosovarja.ch