Kanceri ovarian apo i vezoreve, që njihet ndryshe edhe si “vrasësi i heshtur”, është një lloj tumori i cili diagnostifikohet shpesh në fazë të avancuar, sepse nuk ka simptoma të forta dhe të qarta. Megjithatë, ekzistojnë simptoma të hershme apo problem që duhet ti kushtoni vëmendje dhe të kontaktoni mjekun mënjëherë pas perceptimit të dhimbjes, në mënyrë që të arrini kurimin e kësaj sëmundje.
Një numër i mad hi femrave diagnostifikohen me kancer ovarian dhe humbin betejën kundër kësaj sëmundje të tmerrshme. Ndër shkaqet më të zakonshme janë predispozitat gjenetike, mosha apo përdorimi i epruar i kontraceptivëve oral.
Për shkak të neglizhencës së siptomave, 80% e rasteve të kancerit ovarian diagnostifikohen vetëm atëherë kur sëmundja ka përparuar tashmë në mënyrë të konsiderueshme. Prandaj, kushtoni vëmendje simptomave të para të sëmudnjes, në mënyrë që të parandaloni zhvillimin e saj.
1. Dhimbje në shpinë, stomak dhe legen
Nëse jeni të sigurtë se nuk vuani nga osteoporoza ose artriti, jeni fizikisht aktivë, por keni dhimbje të shpeshta në shpinë, kjo mund të jetë një nga simptomat e para të fshehta të kësaj sëmundjeje të rëndë.
Dhimbjet në stomak dhe legen mund të jenë si rezultat i shumë sëmundjeve, duke përfshirë tumoret në organet tjera, por nëse ky kombinim i simptomave ndodhë rregullisht dhe shkakton problem tjera në funksionimin e organizmit, konsultoni mënjëherë mjekun tuaj.
2. Cikle menstruale të parregullta dhe dhimbje gjatë aktit seksual
Sipas statistikave, gratë më të moshuara se 55 vjet kanë rrezik më të lartë për kancer ovarian. Megjithatë, kanceri mund të paraqitet edhe tek femrat më të reja në moshë, madje edhe tek femrat që ende nuk kanë pranuar ciklin e parë menstrual. Çdo ndryshim në cikël kërkon konsultim me mjekun.
Dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale mund të jenë një tregues se jeni në fazë të hershme të kancerit ovarian. Mund të keni dhimbje dhe presion në zonën e legenit, nevojën për të urinuar më shpesh dhe urgjentisht. Pavarsisht nga intenziteti i dhimbjes gjatë marrëdhënieve, sigurohuni që të kontaktoni mjekun.
3. Ngopeni shpejtë dhe shpesh herë keni të vjella
“Ngopja e hershme” është një nga katër simptomat më të zakonshme të kancerit ovarian. Shumica e ngatërrojnë këtë me problemet me sistemin e tretjes, andaj më mirë të bëni një konsultë mjekësore që të siguroheni për gjendjen tuaj.
Edhe pse të vjellat nuk përcaktojnë simptomë të kësaj sëmundje, nëse ajo ndodhë shpesh, mund të jetë simptomë për tumor të vezoreve, e cila ka efektin e të vjellave dhe të përzierave si dhe humbje e peshës trupore.
4. Fryerje barku dhe kapsllëk
Nëse kujdeseni për një dietë të shëndetshme dhe shmangni ushqimet që shkaktojnë fryerje, por sërish keni ndjesinë sikur të keni një bark “shtatzëneje”, kjo mund të jetë një shenjë e qartë se duhet të vizitoni urgjentisht mjekun. E njejta gjë vlen nëse keni problem me tretjen, humbjen e oreksit dhe kapsllëk të shpeshtë.
5. Jeni vazhdimisht të lodhur
Lodhja e tepruar dhe konstante e cila nuk shkaktohet nga ndonjë arsye e caktuar, mund të jetë një nga shenjat e kësaj sëmundjeje. Mungesa e frymëmarrjes dhe lodhja ekstreme, është alarm emergjent për t’u kontrolluar.
6. Rritje e tepruar e flokëve apo rënie e qimeve
Këtë simptomë shumica e neglizhojnë duke mos e konsideruar si një tregues të kancerit ovarian. Megjithaatë, nëse vëreni se flokët po ju rriten shumë shpejtë, apo intenziteti i tyre bie mënjëherë, duhet të vizitoni mjekun për shkakun e problemit.