Si është e mundur që dikush që është i lumtur në marrëdhënien e tij, të ketë intimitet me një person tjetër? Ne i kemi përgjigjet …
Esther Perel, terapiste e çifteve, ka zbuluar 5 arsyet pse çiftet e lumtura ballafaqohen me tradhëtinë.
“Dukeshin aq të lumtur së bashku”, është fjalia që e dëgjojmë shpesh pasi të kuptojmë rastin e tradhëtisë së ndonjë çifti. Mund të kemi të drejtë, sepse lidhja mund të ketë qenë e përsosur dhe e lumtur. Por, kjo na bën konfuzë, se si mund që personat që janë të lumtur në një lidhje të tradhëtojnë?
1. Tradhëtia sot nënkupton më shumë gjëra se sa më parë
Si do ta përcaktoni tradhëtinë në vitin 2016? A është ndonjë porosi flirtuese? Shikimi i pornografisë në internet? Regjistrimi online në internet për biseda të nxehta? Tradhëtia ka shumë kuptime dhe partnnerët mund ti japin përkufizime të ndryshme tradhëtisë. Megjithatë, tradhëtia gjithmonë fillon në kokën tuaj.
2. Teknologjia e bën tradhëtinë më të lehtë se më parë
Internet lejon që një person të tradhëtojë partnerin emocionalisht, madje edhe seksualisht me dikë që jeton në një vend tjetër.
Praktikisht ju mund të tradhëtoni partnerin, përderisa jeni të shtrirë pranë tij në shtrat. Në ditët e sotme, ju nuk duhet të dilni nga shtëpia për tu takuar me dikë fizikisht dhe për ta tradhëtuar. Ju nuk keni nevojë kurrë ta prekni një person, por një puthje që e imagjinoni mund të ketë të njejtën fuqi si kontakti fizik, thekson Perel.
3. Nevoja për siguri dhe eksitim nuk janë në ekuilibër
Perel thotë se çdo njeri ka dy nevoja themelore: nevoja për mbështetje dhe stabilitet si dhe nevoja për aventura dhe mister. Kur jemi në një lidhje, kërkojmë që njëri partner në të njejtën kohë të përmbushë nevojat e të dyve.
Ja pse kjo sfidë është kaq e vështirë për të mbajtur pasionin në një marrëdhënie afatgjate, pasi që duhet të jenë në pajtueshmëri këto dy nevoja e që në përgjithësi nuk shkojnë së bashku, zbulon Perel.
4. Ata që tradhëtojnë duan ta ndryshojnë veten, jo partnerin e tyre
Perel zbulon të gjithë përvojën e saj me klientët që kishin tradhëtuar me vite me rradhë, dhe kjo për të vetmen arsye se këta persona ndjenin nevojën për ndryshim psikologjik, e jo për ndryshim të partnerit.
Tradhëtia nuk ndodh sepse unë kërkoj një person tjetër në jetën time, por për shkak se kërkoj një version të ri të vetes sime. Në shumë raste të tradhëtisë, personi nuk dëshiron të largohet nga partneri, por nga personi që ëshët transformuar ai vet, thekson Perel.
5. Duan të ndihen të gjallë
Tradhëtia nuk ka të bëjë vetëm për seks ose dashuri. Njerëzit në mbarë botën arsyetohen duke thënë se dëshirojnë të ndjehen të gjallë, thotë Perel.
Eksitimi ka shumë rëndësi në lidhjen tuaj, jo vetëm në dhomën e gjumit, andaj mundohuni ta mbani lidhje të gjallë, mendoni se çfarë ju eksiton, ju jep energji, ju bën të lumtur dhe ju bën të jetoni i gjallë …