-2.4 C
Priština
More

    5 romanet e mahnitshme që kanë përlotur tërë botën

    spot_imgspot_img

    Mbani afër vetes një faculetë sepse do të prekeni nga titujt e këtyre romaneve të mrekullueshëm!

    Secili prej nesh dëshiron që të ketë përfundime të lumtura si në përralla të zanave, por jeta rrallëherë ngjan si një përrallë. Ja disa nga romanet që ka disa vite që zgjojnë pezull zemrat e lexuesve:

    “The Fault In Our Stars” – John Green

    Kur flasim për romanet me ndjeshmëri të lartë, i pari që zë këtë vend është romani “The fault in our stars” nga John Green.

    Pavarsisht mrekullisë mjekësore që ka reduktuar tumorin duke i shtuar asaj pak më shumë vite, Hazel ka qenë gjithmonë në fazën terminale të sëmundjes – kapitulli i fundit ishte shkruar mënjëherë pas diagnozës së saj. Por, pasi frekuentoi një grup për mbështetje, aty u shfaq Augustus Ëaters, dhe që nga aty historia e saj u rishkrua. Kjo është historia tragjike e dy të rinjve që kanë guxuar të dashuronin, megjithëse e dinin se nuk kishin ardhmëri.

    Me Before You – Jojo Moyes

    Ky roman ka mahnitur tërësisht lexuesit në mbarë botën, dhe pas përshtatjes që iu bë në qershor të këtij viti, rrjetet sociale nuk ndalojnë së komentuari lidhur me këtë.

    Louisa është një vajzë e çuditshme e cila pas humbjes së punës shkon në një intervistë si kujdestare e personave me aftësi të kufizuar, edhe pse në këtë fushë nuk kishtë fare përvojë. Për habinë e saj, ajo fitoi vendin e punës dhe së shpejti mësoi se nuk duhej të kujdesej për një person të moshuar. Ëilliam është një tetraplegjik, viktimë e aksidentit të komunikacionit, i cili deri para asaj dite fatale kishte të gjitha: të fejuarën e bukur, një karrierë të suksesshme, prindër të pasur. Megjithatë, pas dy vitesh jetë në një karrige me rrota, ai vendosi ti japë fund gjithçkaje. Lu mori një detyrë të vështirë: ajo duhet ta bind që të vazhdojë dëshirën për të jetuar.

    All The Bright Places – Jennifer Niven

    Edhe një tjetër zhanër i të rinjve bestseller, i cilisigurisht duhet të lexohet edhe nga të moshuarit, tregon historinë e Theodore Finch dhe Violetës. Finch është i hipnotizuar pas vdekjes dhe vazhdimisht kurdis gjëra se si mund të vrasë veten. Por, çdoherë ndodhë diçka për ta parandaluar atë. Violeta numëron ditët deri në maturë, e cila do të ikë sa më larg nga këtu si pasojë e humbjes së motrës së saj. Në ngjarjet vijuese të këtij romani, do të zbuloni shumë gjëra rreth jetës së tyre, por më e rëndësishmja është se për Finch – vetëm përmes Violetës mund të bëhet vetvetja, ndërsa Violeta – vetëm përmes Finch-it mund të harrojë të kaluarën.

    The Book Thief – Markus Zusak

    Historia e Liezel, hajdutja e librit, tregon personalisht historinë e vdekjes së vëllaut të saj kur ishte vetëm 9 vjeçe dhe ndarjen nga nëna e saj. Në varrin e vëllaut, Liezel gjen një libër dhe e merr atë- ky është libri ku do të mësohej të lexojë dhe i cili do të ndryshonte tërësisht jetën e saj. Ndërkohë që nazistët gjerman qeverisnin aso kohe, në shtëpinë e 9 vjeçares dhe kujdestares së saj, ishin të fshehur dy gjëra rreptësisht të ndaluara: një hebre i ri dhe libri i vjedhur. Kjo paraqet një histori krejtësisht të ndryshme në lidhje me Holokaustin, e shprehur përmes perspektivës së vdekjes dhe e parë përmes syve të një fëmije.

    One Day – David Nicholls

    Romani “One Day” na shpie drejt historisë së miqësisë dhe dashurisë mes Ema-s dhe Dexter, dhe secili kapitull paraqet datën 15 korrik, dita kur u takuan së pari herë dhe 15 korrik, dita kur u takuan pas 20 viteve. Ema është adhuruese e letërsisë, ndërsa Dexter fytyrë televizive urbane, por sërish ka diçka që i lidh si magnet. Ky është libri që do të ju bëjë të ndryshoni gjendjen emocionale, nga e qeshura, pikëllimi, zemërimi dhe lotët.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...