-0.3 C
Priština
More

    Mbroni fëmijët tuaj gjatë divorcit

    spot_imgspot_img

    Fëmijët janë shumë të frikësuar në qoftë se e ndjejnë se diçka e rëndësishme po ndodh me prindërit e tyre – frikësohen që do të mbeten të braktisur, që nëna dhe babai i tyre nuk i duan më, apo prindi i cili largohet nuk dëshiron që të kujdeset më për të, paralajmërojnë ekspertët holandezë.

    Prandaj është shumë e rëndësishme që gjatë divorcit të mbrohen fëmijët nga konfliktet e të rriturve dhe argumentet e tyre, por edhe për të ditur paraprakisht se çfarë do të ndodhë dhe që të ketë kontakt me të dy prindërit. Provoni, megjithatë, që mos të jetë fëmija një bartës i mesazheve, sepse mund të krijojë një imazh që ata janë fajtor për ndarjen e prindërve të tyre.

    Bisedoni me fëmijën tuaj në lidhje me divorcin, theksoni që ata nuk janë fajtor dhe që të dy prindërit ende i duan, dhe që nuk kanë për të zgjedhur anën. Në qoftë se e vëreni se fëmija juaj në çfarë do kohe, ka nevoj për ndihmë, ju lutem kontaktoni psikologët.

    Gjithmonë mbani në mend se fëmijët nuk duan që prindërit e tyre të ndahën dhe nganjëherë mendojnë që ata vetëm mund të ndikojnë që ata të pajtohen ose disi të kontrollojnë situatën. Frikësohen nga ndarja, prandaj mund të ndryshojnë sjelljen e tyre: të inatosen dhe të qajnë kur një prind largohet ose kur të dalë nga shtëpia. Prindërit edhe më shumë do të ngarkojnë fëmijën, nëse i konsiderojnë ata si bartës të mesazheve. Situata „tregoni mamit/babit tuaj“ shkaktojnë shqetësime emocionale, sepse fëmija mendon se është mjaft i madh për të zgjidhur problemet madhore, por në momentin kur ai e kupton se nuk mund të ndikojë në pajtimin e tyre, do të jenë të zhgënjyer. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...