5 gabimet gjatë grimit që ju bëjnë të dukeni të lodhura

“Dukesh shumë e lodhur!” asnjëherë nuk është frazë e bukur për ta dëgjuar. Nëse keni bërë gjumë të mjaftueshëm dhe ende dukeni ashtu, ndoshta rutina e grimit tuaj mund tju privojë nga dukja e mirë. Por, mos u shqetësoni në vazhdim po ju paraqesim disa nga gabimet dhe si ti fiksoni ato për tju rikthyer shkëlqimi juaj.

Gabimi 1: Ju nuk përdorni krem hidratues

Të kesh lëkurë të thatë nuk ju hyn në punë pa përdorim të kremit hidratues.

Përmirësimi: zgjedhni një krem të mirë hidratues. Kjo nuk ndihmon vetëm në hidratimin e lëkurës, por ju mbron gjithashtu nga dëmtimi i diellit.

Gabimi 2: Aplikoni fondacionin dhe pudrën gabimisht

Të aplikosh shumë nga fondacioni (sherku) apo pudra, ose sasi të vogël, apo edhe mos zgjedhjen e duhur të ngjyrës, janë të gjitha gabime që sduhen bërë. Përse? Nëse nuk aplikohet si duhet, fytyra juaj mund të duket edhe më shumë me rrudha dhe të krisë nga lyerja e tepërt, gjë që ju bën të dukeni edhe më keq.

Përmirësimi: Gjeni një ngjyrë që ju përshtatet dhe aplikoni atë në mënyrë të barabartë.

Gabimi 3: Harroni skuqjen e faqeve

Mungesa e ngjyrës në fytyrë ngjan si jo e plotë dhe e pajetë.

Përmirësimi: Nëse vendosni të bëni grim, aplikoni krem hidratues, pastaj fondacionin, pak maskara dhe lyeni faqet me skuqës. Filloni mbi mollëzat tuaja dhe aplikoni në drejtim të flokëve. Do të dukeni shumë e freskët dhe me plot gjumë.

Gabimi 4: E teproni me eyeliner-in

Nëse aplikoni shumë, sytë mund t’ju duken më të vegjël dhe më të lodhur. Madje, lajnerat e zinj mund të errësojnë shumë sytë tuaj dhe do dukeni sikur vërtetë ju mungon gjumi.

Përmirësimi: Konsideroni lyerjen e syrit hollë, bëni një vijë të drejt mbi kapakun e syrit dhe mos e ekzagjeroni me hijëzimin.

Gabimi 5: Nuk përmirësoni grimin gjatë gjithë ditës

Sytë apo buzëkuq i përshkëllyer? Një fytyrë jo e mbajtur mirë dhe e çrregullt tregon se jeni të lodhur dhe se keni nevojë për gjumë.

Përmirësimi: Merrni pak kohë për të përmirësuar grimin tuaj (30 sekonda ju mjaftojnë), për të rregulluar buzëkuqin apo për të përmirësuar lapsin e syve. duhet të jeni e bukur në çdo moment!

kosovarja.ch