Kush kishte thënë që një copëz e vogël e lëkurës së acaruar mund të shkaktojë dhimbje aq shumë? Lëveskat (copëza lëkure rreth thonjve) mund të jenë shumë të mërzitshme, por edhe problem i vazhdueshëm, e ne ju propozojmë një ‚ilaç‘ për këtë.
Lëveskat bëhen sepse thoi rritet shumë më shpjet sesa lëkura rreth tij, që shkakton plasaritjen dhe paraqet plagëza. Në këtë rast lëkura mund të ënjtet dhe të skuqet. Nëse nuk kujdeseni menjëherë, lëveskat mund të shkaktojnë problem më të madh se sa kallja e thonjëve, që mund të jetë shumë i dhimbshme apo infeksioni mund të ju sjell deri tek qelbi.
Lëveskat- shërimi në mënyrë natyrale!
Lëveskat bëhen kryesisht tek njerëzit të cilët e kanë lëkurën e thatë dhe nëse organizmit i mungon ndonjë vitamin dhe mineral, ndërsa mund të jenë edhe si pasojë e përdorimit të produkteve kimike.
Që ti shëroni në mënyrë natyrale lëveskat, në ujë të ftohtë gjatë natës zhytni 50gr mullagë të zezë, ndërsa të nesërmen para gjumit kullojeni, nxejeni dhe përdoreni si shampoo për duar dhe këmbë. Rrënjën e thonjëve mund ta lyeni me krem nga kumaku./kosovarja.ch/