Nëse keni flokë të shkëlqyer, mundeni që ta shkëlqeni edhe më shumë, apo të nxjerrni fije më të shkëlqyera me ndihmën e njërit nga çajrat tuaj të dashur. Shkëlqimi i flokëve me kamomilë është me të vërtetë i thjeshtë. Mësoni se si.
Kamomila ëshëtë posaçërisht e përshtatme për ato që kanë flokë bjonde dhe të shkëlqyera. Mundeni që të përdorni vetëm çaj kamomile, ose të shtoni edhe limon.
Tretmani me kamomilë
Ju nevojitet një gotë me lule kamomile (është mirë që të mos përdorni kamomilë nga qeskat e çajit) dhe një enë e emajluar apo e qelqit (ato metalike do të reagojnë me kamomilen dhe efekti do të mund të humbiste).
Përzieni një gotë me lule të thata kamomile me dy gota ujë. Vendosini në shporet dhe leni që të zihen për 30 minuta. Largoni nga shporeti, mbuloni dhe lejini deri sa të ftohen.
Filtrojeni vetëm lëngun në një enë tjetër. Lajini flokët si zakonisht, kurse çajin e fortë të fituar përdoreni për larjen finale të flokëve. Larjen bëjeni mbi ndonjë legen apo enë të gjerë dhe pasi të derdhni lëngun, sërish përsëriteni atë për të larë flokët. Përsëriteni këtë proces disa herë.
Më së miri do të ishte që flokët t’i thani në diell, sepse atëherë ngjyra do të ishtë me e mira, por edhe tharja me tharëse (në temperaturë mesatare) mund të ndihmojë. Për efekt më të mirë përsëriteni këtë proces disa herë në muaj, dhe forcojeni edhe shamponin tuaj me kamomilë. Bëjeni të njejtin çaj të kamomiles (vetëm në sasi më të vogël – 2 lugë në 1/4 e gotës me ujë), dhe pastaj derdheni në ambalazhën me shampon.
Balsami nga kamomila dhe vaji i ullirit
Efektiv mund të jetë edhe balsami, të cilin e bëni nga kamomila dhe vaji i ullirit. Gjysëm gote me fletë të thata të kamomiles përzijini me gjysëm gote me vaj ulliri. Hudhini në një kavanoz, mbyllini dhe lerini në një vend me dritë dielli, për disa javë. Përzijini kohë pas kohe, dhe pastaj vetëm lyjini flokët. Përdoreni këtë balsam për majat e flokëve.
Kamomila dhe limoni
së pari bëjeni tretmanin me kamomilë, dhe thajini flokët me peshqir. Tretini 1 deri në 2 lugë të lëngut të limonit (të shfrydhur freskët), në 1 litër ujë (shtoni më shumë limon në ujë nëse flokët i keni më të gjata).
Lajini flokët me këtë përzierje, dhe pastaj kehni me qëllim që kjo „lemonadë“ të shpërndahet njëtrajtësisht. Përsëriteni secilën herë kur i lani flokët, ose derisa të fitoni ngjyrën e dëshiruar.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion./kosovarja.ch/