Shprehjen, „fëmiju i vogël-shqetësimi i vogël, fëmiju i madh-shqetësimi i madh“ e dinë të gjithë prindërit, por siç thonë ata, kjo nuk ndihmon. Të gjithëve i’u duket që pikërisht sot kanë edhe më shumë arsye për t’u brengosur. Vuajtjet fillojnë që nga dita e parë të jetës së foshnjës …
A është sasia e mjaftueshme për të ngrënë? Sa është rritur? Djali i mikeshës sime është zhilluar më shpejt …
Dhe kështu ditë pas dite, prindërit numërojnë, llogarisin, analizojnë dhe krahasojnë, vetëm për t’u siguruar se fëmiju është në rritje dhe zhvillim sipas „librave“. Ditët kalojnë, paniku nuk ndalet, dyshimet janë shtuar, dhe prindërit, mami dhe babi pothujase nuk e gëzojnë rritjen e fëmijës dhe të qenurit prind. Në qoftë se vetëm të dinim se sa pak ka nevojë foshnja për ngrenie, e sa më shumë ajo ka nevojë për dashuri, ju nuk do të ishit ngarkuar aq shumë. Për fat të mirë, për të gjithë ata që nuk e dinë se çfarë të presin nga zhvillimi i fëmijës së tyre ekzistojnë hartat.
Këto që ju paraqesim në vazhdim janë pjesë të bëra nga ekspertët e Qendrës për promovimin e zhvillimit të fëmijës me këshillën që mos ta futni fëmijën tuaj në një model. Është e mjaftueshme për të njohur përafërsisht mundësitë dhe nevojat e tyre, dhe kohën e mbetur të përdorni për të shijuar të qënit prindër.
ME TRE MUAJ
mund të… ndjek lëvizjet, për të parë objekte që janë të varura me një fjongo, që lehtësisht të lëvizin krahët dhe këmbët, për të ngritur kokën përderisa është i shtrirë në stomak. Mund të qetësohet kur dëgjon një zë të njohur, të frikësohet kur dëgjonë tingujt me zë të lartë dhe zhurma, të shijoj përqafimin, të prekurit dhe përkëdheljet. Qanë kur është i uritur dhe kur është në siklet. Kthejani me buzëqeshje cdo buzëqeshje të tij.
Unë dëshiroj që … prindërit e mi të më ofrojnë gjëra interesante për të shikuar, të më dhurojnë lodëra të mëdha dhe të butë me të cilat unë mund të luaj i sigurtë, që të më këndojnë dhe të më flasin. Mami mund të më jap gji apo të më ushqej, të më mbaj, që të më flas me një zë të ngrohtë dhe të butë.
ME GJASHTË MUAJ
mund të… jem një bebi e heshtur dhe të qëndroj e të argëtohem vet për një kohë, të vëj çdo gjë në gojë, të kthej kokën në drejtim të zërit, të arrijë gjërat dhe ti kapë ato. Mund të dërdëllisë paqartë, të qesh, dërdëllisë, ti gëzohem prekjeve dhe afërsisë së atyre që më duan, dhe di vet të rrotullisem.
Unë dëshiroj që … të më ofrojnë lëng në një gotë për fëmijë, dhe jo në shishe, të më tregojnë libra me fotografi, të më lejojnë që të fle 2-3 herë në ditë, të më vënë në shpinë përderi sa jamë duke fjetur, të më flasin dhe të luajnë me mua. Është mirë kur më ushqejmë me ushqim pure, por dua që, kur e vëjnë re se mund të përtyp, të më ofrojnë ushqim të fortë, të mos më kritikojnë dhe të mos më penalizojnë.
ME NËNTË MUAJ
mund të… zvarritet, të përgjigjet kur më thërrasin me emër, për t’u ulur pa ndihmën e askujt, të njoh kujdesin e personave të huaj, të thot MAMI apo BABI, për të imituar tingujt, të qëndroj duke u mbajtur, të godas dy gjëra në të njëjtën kohë. Po ashtu mund të kthej faqet e librit me fotografi, të kuptoj se çfarë është „jo“, „pa, pa“, „natën e mirë“, „gjumë të ëmbël“ …
Unë dëshiroj të … nëna ime të më këndoj dhe lexoj, të më jap copa të vogla të ushqimeve të gatuar, të më lë në shtrat pa shishe, të më tregoj atë që unë jam duke bërë, për ti emëruar gjërat që unë i shoh, të më siguroj një vend të sigurt ku unë mund të lëviz lirisht.
ME NJË VJET
mund të… ushqehem vetëm me lugë apo gishta, të pi vetëm nga gota, të bëj me dorë kur më tjojnë „pa, pa,“ të njoh atë ngrohtësi, të them disa fjalë, të eci ndërsa janë duke me mbajtur për dore … Mund të ju tregojë se kur jam i lumtur, i trishtuar, i zemëruar dhe i pakënaqur. Kam filluar që të më interesonte për fëmijë të tjerë, dua që ai që kujdeset për mua është në afër meje
Unë dëshiroj të …
të më japin për të pirë vetë nga një gotë, të më lejojnë që vetë të shfletoj librin për fëmijë me fotografi, të më këndojnë ninullat, të më lexojnë dhe të flasin me mua, të më ndihmojë që të mësoj se çfarë mund të bëj duke thënë „jo“ me qetësi, të mos më kritikojnë dhe bëjnë shaka me atë që bëj unë si dhe se gjithmonë të jenë në afërsinë time.
ME DY VJET
mund të…
kërcej, vrapoj dhe të ngjitem shkallëve, herë pas herë të them fjali të thjeshta, shpesh duke u përgjigjur pyetjeve me „jo“ apo „nuk dua“, i them vetes emrin tim, të mësojë rregullat, por ende nuk jam në gjendje që të mbaj në mend ato. Shqyrtoj vende të reja dhe gjëra të reja, por e bëj këtë vetëm nëse pranë meje janë mami, babi apo gjyshja. Shfaqë kënaqësinë kur ju kthej puthje ose përqafime, „aktrojë“ duke luajtur.
Unë dëshiroj të …
të më ndihmojnë për të mësuar fjalë të reja, të qëndrojnë të qetë kur unë jam i zemëruar, të mos më thonë „nuk të dua kur je …“ dhe „nuk të dua nëse …“, për të më lejuar që të zgjidhi vetë lodrat me të cilat unë kam dëshirë të luaj, çfarë duhet të bëjë të veshi dhe çfarë dua për të ngrënë. Të më japin më pak qumësht dhe lëngje në mënyrë që të kem oreks më të mirë për të ngrënë „ushqim të rregullt“. Dëshiroj që të më përgjigjet tek çdo „si“ dhe „pse“ e imja.
ME TRI VJET
mund të…
Shkoj në banjë vetëm, që të mos urinoj në brekë, të flas dhe të më kuptojnë, për një kohë më të gjatë të zbavitem vetë, të them se fjali komplekse, të kapë topin, të rrotullisë papuqëza të biçikletës, tërheqë një vijë të drejtë, të emëroj gjashtë pjesë të trupit, për të luajtur me fëmijët e tjerë. Jam në gjendje për të shprehur ndjenjat e mia në fjalë, por edhe me reagime të dhunshme.
Unë dëshiroj që …
nëna ime dhe babai im të më regjistrojnë në bibliotekën e fëmijëve, të më besojë punët e shtëpisë të lehta, të më dërgojnë të dentisti, të më ndihmojnë për të ndaluar thithjen e gishtit të madh. Kishte qenë mirë në qoftë se më mësojnë të mblidh lodrat e mia, për të thënë „ju lutem“, „faleminderit“ dhe „më fal“ …
ME KATËR VJET
mund të…
të palos shtatë deri në 12 kube, që të vishem vetë, për tu ngjitur dhe ulur poshtë vetë nga një rrëshqitëse (tobogani), për të dëgjuar përrallën e preferuar disa herë. Kam aktivitetet e mia të preferuara dhe lojra, kuptuar rregulla të thjeshta, të bëjnë pyetje, ndaj lodra, por nuk e japë kukullen tuaj të preferuar. E kuptoj se çfarë është rreziku dhe e di se si për të kontrolluar ndjenjat e mia kur më ndalojnë për të bërë atë që unë dua.
Unë dëshiroj që …
më lejojnë që gjatë ditës vetë të zgjedh atë që unë do të bëj. Më pëlqen të respektojnë zgjedhjen time të ushqimit, kur nuk më detyrojnë për të ngrënë atë që mua nuk më pëlqen. Dëshiroj që të më mësojnë që të mos e ndërpres të tjerët kur ata flasin, por edhe për të më jepin një stilolapsë për të vizatuar. /kosovarja.ch/