Dr. Laura Berman ndan këshilla që mund të japin një përgjigje “astronomike” …
Një nga faktet më themelore të marrëdhënieve afatgjate është intimiteti, i cili ka baticat dhe zbaticat e tij.
Ashtu siç vë në dukje autorja dhe ekspertja e marrëdhënieve, Dr. Laura Berman, gjithkush ballafaqohet apo lufton me energjinë e tyre seksuale gjatë përditshmërisë së tyre të ngarkuar me obligime. Për ata që ndjehen momentalisht në këtë pozitë – nuk keni nevojë për konflikte në lidhjen tuaj apo mjekim shëndetësor – ka lajme të mira për ju, thekson Berman. Ju mund ti ktheni gjërat si më parë duke përdorur energjinë e trupit tuaj.
Hapi i parë, shpjegon ajo, është të hapni zemrën për partnerin tuaj, duke u fokusuar më shumë në lidhjen tuaj dhe duke qenë e pranishme në marrëdhënie.
“Shihni njëri-tjetrin drejtpërdrejtë në sy, duke sinkronizuar frymëmarrjen me njëri-tjetrin”, sugjeron Berman. “Imagjinoni të ndriçojë drita sërish në ju dhe të ndjeni energjinë në zemrat tuaja”.
Pastaj, në mes të intimitetit, përqëndroni mendjen tuaj në energjinë dhe lëvizjet e saj të natyrshme.
“Imagjinoni energjinë e tillë duke u rritur në trupin tuaj, përgjatë tërë qenies suaj, duke aktivizuar qendrat e fuqisë shpirtërore në trup”, thotë Berman. “Imagjinoni trupin tuaj duke vibruar me energjinë e trupit tuaj dhe pasionin mes jush, duke u ushqyer jo vetëm nga dashuria e zemrës suaj, por gjithashtu edhe nga dashuria e partnerit tuaj”.
Rezultati përfundimtar mund të jetë mjaft i fuqishëm, shton Berman.
Jo vetëm që rritet epshi juaj, dëshira dhe kënaqësia, por edhe përgjigja është tejet astronomike, thekson ajo. Kështuqë, provojeni!!!