Ballo më e madhe e vitit që ndodhi para dy ditësh ”Met Gala” frymëzoi shumë artistë për të sjellë trende të reja, qoftë për modelet e flokëve, për veshjet por dhe për tualetin. Ky i fundit ishte dhe ai më i përhapuri pasi një makeup të njëjtë e pamë në disa personazhe të ndryshëm. Ngjyra lejla ishte ajoq ë pamë gjatë gjithë ecjeve në tapetin e kuq e më pas gjithë natën.
Jennifer Lopez kishte fokusuar çdo gjë në pamjen e saj tek sytë. Flokët e saj zakonisht të ëmbla dhe të gjata u mbuluan me një paruke me shumë shkëlqim njësoj si fustani.
Lily Collins dukej si një Priscilla Presley modern, por ishte hija e ndezur e ngjyrës së vjollcës që me të vërtetë e bëri të dukej shumë tërheqëse. Super pigmenti I lejlasë u bë dhe krijua nga Fiona Stiles duke përdorur Lancome’s Color Design 5 Shadoë & Liner Palette në Lavender Grace.
Dua Lipa gjithashtu zgjodhi të theksojë sytë e saj me këtë ngjyrë vjollcë, por në vend të përdorimit të pluhurit për sytë ajo zgjodhi penelin m pak shkëlqim. Gjithashtu personazhe të tjerë përdorën këtë ngjyrë. Mund t’i shihni më poshtë: