Duke marrë parasysh se punëdhënësit marrin në përditshmëri një numër të madh të rezymeve, me siguri mendoni se cilat janë gjasat e juaja për t`u pranuar në punë. Në shkrimin e rezymesë duhet të dini se çfarë e kap vëmendjen e punëdhënësit, cili font dhe cilat pjesë duhet të “theksohen” për këtë gjë.
Si fillim, fonti me të cilin është shkruar rezymeja është shumë i rëndësishëm. Më së shpeshti për rezyme përdoret fonti i madhësisë 12.
Times New Roman
Times New Roman është fonti standard në përgjithësi për shkrime, jo vetëm për rezyme. Është i thjeshtë dhe më pak i mërzitshëm. Ndërsa në anën tjetër, ky font i tregon punëdhënësit që ju jeni “i besueshëm”. Edhe një tjetër përparësi e këtij fonti është se në një faqe përfshihen më shumë fjali se sa duke përdorur fonte tjera specifike.
Arial
Fonti Arial është i dyti me radhë si font më i zakonshëm që përdoret për të shkruar një rezyme. Punëdhënësi ju cilëson si “modern”, por edhe se keni njohuri se ekzistojnë edhe fonte tjera profesionale përveç Times New Roman. Mangësia e këtij fonti është se zë hapësirë më shumë se sa Times New Roman.
Calibri
Calibri është font që është shumë i lehtë për t’u lexuar. Edhe ky font zë hapësirë më shumë në krahasim me Times New Roman, por më pak se Arial. Ky font është i parazgjedhur nga Microsoft Word dhe disi tregon profesionalizmin tuaj.
Helvetica
Helvetica është font i mirë për të shkruar një rezyme për personat që nuk kanë shumë përvojë, shkollim të kryer, arsimim, certifikim dhe ngjashëm. Përse? Për arsyen e thjeshtë se zë më shumë hapësirë – më shumë se Times New Roman dhe Calibri, dhe në njëfarë mënyre mbush hapësirë më tepër në faqe për njerëzit që nuk kanë shumë përvojë pune për ta plotësuar rezymenë.
Baskerville
Ky font nuk është edhe aq i njohur, por paraqet font të mirë për të shkruar një rezyme. Ky font zë të njejtën hapësirë të faqes sikur Times New Roman.
Si ta bëni “bold” rezymenë tuaj?
A e dini se punëdhënësi juaj shpenzon mesatarisht rreth 6 sekonda për ta lexuar rezymenë tuaj?
Mënyra më e lehtë për të nxjerr në pah informacionin në rezymenë tuaj është duke përdorur opsionin “bold”. Informacionet që ju duhet ti bëni “bold” apo t’i theksoni ato janë:
- Emri juaj
- Lista e kapitujve (përvoja e punës, arsimimi etj.)
- Datat e punësimit (fillimi dhe mbarimi)
- Emrat dhe lokacionet e punëdhënësve të mëparshëm
- Emri juaj i shkruar në krye të faqes së dytë (nëse ekziston)
- Titujt që keni fituar gjatë arsimimit dhe datat e kohëzgjatjes së arsimimit
- Emrat e institucioneve arsimore dhe lokacionet e tyre
Wendi Weiner, shkrimtare e certifikuar për rezyme, ka thënë për Bussines News Daily, se punëdhënësi potencail e sheh rezymenë për disa sekonda, që është edhe arsye e rëndësishmë pse duhet të zgjedhim një font që do të tërheq vëmendjen, si dhe shtoi se rezymeja duhet të jetë e sofistikuar në dizajn dhe me tituj të qartë që bien në sy.