Lakër gurmanësh

Në vaj skuqni qepët e prera në katrorë, shtoni karrotat të prera në rrathë, skuqni pak dhe shtoni proshutë të prerë në katrorë dhe mishin e grirë të viçit. Zieni për 10 minuta, dhe pastaj shtoni lakrën e prerë në katrorë më të mëdhenj, gjethe dafine dhe kripë, dhe shtoni ujin deri sa të mbulohet. Kur lakra gati është e zier, shtoni piper të kuq, piper të zi, majdanoz dhe domatet e prera në katrorë si dhe salcë domatesh. Zieni edhe 10 minuta duke përzier herë pas here. Në fund në lakër shtoni edhe hudhër të grirë imët. Lakrën e ‘ëmbël’ servoni, spërkateni me majdanoz dhe e shërbeni me feta buke të zezë.

Këshillë

Kur bleni kripë të shtypur speci, zgjedhni atë pa fara sepse ato për shkak të përmbajtjes së vajit janë të ekspozuara prishjes.

Për 8 persona

PËRBËRËSIT

  • 1 kg lakër
  • 500 g mish viçi
  • 200 g qepë
  • 100 g karrota
  • 2 hudhra
  • 2 domate të qëruara
  • 100 g domate (salcë)
  • 2 lugë vaj
  • piper të kuq
  • piper të zi dhe aromatizime të thata (vegetë)
  • kripë
  • fletë majdanozi
  • fletë dafine