Hapat e parë në përcaktimin e shkaqeve dhe trajtimin e infertilitetit

Nëse brenda një viti marrëdhënie seksuale pa mbrojtje nuk ndodhë konceptim apo shtatzëni, atëherë është e nevojshme të kontaktoni me ndonjë mjek specialist për infertilitet. Për gratë, mosha e të cilave kalon 35 vjet, kjo periudhë reduktohet në gjashtë muaj.

Hapat e parë në përcaktimin e shkaqeve dhe trajtimin e infertilitetit:

1. Tek meshkujt:

Përsëritja e shpeshtë e bërjes së spermiogramit (përcaktimi i numrit, lëvizshmërisë, morfologjisë dhe karakteristika tjera të rëndësishme rreth spermës)

Marrja e brisit uretral dhe analiza mikrobiologjike të ejakulimit – teste mikrobiologjike në aerobe dhe anaerobe, klamidia, ureaplazma dhe mykoplazma.

2. Tek femrat:

  • Ekzaminim gjinekologjik
  • PAP test
  • Sondë ultrazë vaginale
  • Bris i qafës së mitrës – analiza mikrobiologjike, ureaplazma dhe mykoplazma.
  • Ndjekja e ovulacionit
  • Analiza e nivelit të hormoneve gjenitale dhe gjëndrës tiroide

Të gjitha testet dhe analizat kryhen përmes udhëzimit nga mjeku ose gjinekologu, në një nga klinikat për infertilitet.

Duke u bazuar në rezultatet e këtyre kërkimeve, çifteve me probleme të tilla infertiliteti iu është bërë kontroll i mëtejshëm, në mënyrë që të zgjidhen metodat e përshtatshme për zbatimin dhe trajtimin e infertilitetit.

kosovarja.ch