Shihni me çfarë lloje ushqimesh mund të fitoni peshë për një ditë!

Për të fituar një gjysë kilogrami në ditë, ju duhen 3,500 kalori më shumë se nevoja e përditshme për marrjen e kalorive. Nevoja e përditshme mesatare e kalorive është rreth 2000, që nënkupton se duhet të merrni 5,500 kalori që të fitoni peshë për një ditë.

Sigurisht që të gjithë përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm dhe të stërvitemi më shpesh. Por, në disa ditë të caktuar, thjeshtë nuk ndjeheni në disponim. Fundja, ndonjëherë të gjithë ne nuk mund ti rrezistojmë tundimit për të ngrënë. Dhe, nëse mendoni se e keni prishur procesin e humbjes së peshës, ju duhet të dini se deri në çfarë mase mund të trasheni për të fituar peshë në një ditë, dhe sa nuk kujdeseni për sasinë e tepruar të ushqimit.

Për të fituar gjysë kilogrami në ditë, ju duhen 3,500 kalori më shumë se nevoja ditore e nevojshme. Mesatarja e kalorive të nevojshme në bazë ditore është me vlerë rreth 2000, që nënkupton se ju nevoiten 5,500 kalori që të shtoni në peshë.

Si duket futja e 3,500 kalorive? Kjo mund të jetë 3 gota verë, 2 krahë pule, dy racione patate të skuqura, dy copë torte me çokollatë, 2 gota lëng të gazuar me sheqer. Kjo është një tepricë e ushqimit, por sërish nuk është e mjaftueshme që të rrumbullakësojë ato 3,500 kalori, shkruan Vestionline.

Ekzistojnë prova shkencore që sugjerojnë se është vështirë të fitoni peshë brenda një dite si pasojë e tepricës së ushqimit.

Kjo ditë e stërngopur me ushqim mund të shkaktojë fryerje dhe ndjesinë e rëndimit të stomakut të nesërmen. Por, nëse i riktheheni rutinës suaj të ushqimit dhe ushtrimeve, mos keni frikë se mund të fitoni peshë dhe kilograme të tepërta.

kosovarja.ch