Kushtoni rëndësi ndryshimeve: simptomat e fshehura të kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit tek femrat. Me kalimin e moshës, rreziku i sëmundjes rritet, por një diagnozë e hershme mund të shpëtojë jetë. Që të zbuloni në kohë kancerin e gjirit, kushtoni rëndësi ndryshimeve trupore si dhe simptomave që nuk duhet ti injoroni!

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme, është të dini se në fazat e hershme të kancerit të gjirit, nuk ka dhimbje të veçantë apo simptoma, ndërsa treguesi më i njohur – maja e thithave – është shenjë se kanceri ka përparuar tashmë.

Prandaj, mjekët paralajmërojnë të bëni kontrolle parandaluese, si dhe të bëni vet ekzaminim të gjirit, për të parë nëse keni ndonjë ndryshim. Përveç simptomave të veçanta, siç janë ndryshimet në strukturën e gjirit, lëkurës përreth dhe thithave, ekzistojnë edhe disa shenja më pak të dukshme që duhet ti kushtoni vëmendje…

1. Kruarje, skuqje dhe dhimbje

Dhimbja dhe ndjeshmëria e gjinjve është mëse normale gjatë periudhës para menstruale, megjithatë, ënjtja dhe ndjesia e djegies, e cila vërehet gjatë prekjes mund të jetë një lloj treguesi për kancer – inflamacion i gjirit, i cili diagnostifikohet në 3% të të gjitha rasteve me kancer të gjirit. Simptomat e kësaj karcinome mund të jenë lëkura e rrudhur afër gjirit që ngjason sikur celulit, nxierje ose mavijosje. Kjo formë e kancerit shumë shpejtë përhapet dhe bllokon enët e gjakut që ushqejnë lëkurën, gjë që vjen deri te skuqja dhe dukuritë e pakëndshme.

2. Dhimbje në shpinë

Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por në shumë raste personat që vuajnë nga kanceri, fillimisht kanë ndjerë dhimbje në shpinë. Dhimbja në këtë pjesë të trupit shpesh i atribuohet muskujve të dobësuar në shpinë, por ky mund të zhvillojë indet kancerogjene thellë në gjoks.

3. Dhimbje dhe ndjeshmëri e lartë nën sqetulla

Studime të ndryshme kanë treguar se kanceri i gjirit më së shpeshti përhapet në nyjet limfatike nën sqetulla. Çdo dhimbje apo ndjeshmëri në zonën e nësqetullave është një tregues serioz për tu konsultuar në mjek.

4. Kollitje e vazhdueshme

Kanceri primar është ai që shfaqet në një pjesë të trupit. Megjithatë, disa qeliza kancerogjene janë në gjendje për të arritur në në pjesë tjera të trupit, dhe kjo njihet si kancer sekondar. Ngjirja e zërit dhe kollitja e vazhdueshme mund të jetë një shenjë se kanceri është përhapur në mushkëri. Në disa raste është e pranishme kollë e thatë dhe frymëmarrje e shkurtë.

5. Sekrecion nga thithat apo ndryshime tjera

Kanceri zakonisht shfaqet në zonën poshtë thithave. Prania e lezioneve kanceroze mund të shkaktojë ndryshime në thitha, si në cilësi, ngjyrë apo formë. Kjo gjithashtu mund të zvogëlojë ndjeshmërinë gjatë prekjes, veçanërisht gjatë marrëdhënieve seksuale.

6. Krijimi i qukave (benkave) apo ndryshime në ato ekzistuese

Benkat shpesh ndërlidhen me rritjen e rrezikut të kancerit të lëkurës, por gjithashtu mund të jetë një tregues i kancerit të gjirit. Sipas studimeve femrat janë më të prirura për paraqitjen e benkave në trup, andaj edhe rreziku për kancer tek ato është më i përhapur, sidomos ai i gjirit. Prandaj, nëse vëreni ndonjë ndryshim në benkë apo shumimin e benkave të reja, sigurohuni që të ekzaminoheni në mjek.

7. Ndryshime në formën e gjirit

Disa femra vërejnë papritmas ndryshime në formën e gjinjve. Prandaj nëse vëreni ndryshime të tilla që nuk i keni pasur më herët, mënjëherë kontaktoni mjekun tuaj.

8. Lodhje konstante

Lodhja e vazhdueshme, shpesh herë e pajustifikuar, mund të jetë një tregues i sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit. Nëse lodhja nuk largohet edhe pas një pushimi të gjatë apo pas fjetjes, atëherë kjo mund të jetë shenjë se trupi lufton me ndonjë sëmundje. Në rastin e kancerit të gjirit, lodhja shoqërohet shpesh nga stresi, depresioni, pagjumësia dhe dhimbja. Ky fenomen i zakonshëm shpjegon faktin se shfaqja e qelizave kancerogjene shkakton çekuilibër kimik në trup.

9. Fshikëz e “parahatuar”

Në fund, mund të përmendim se kanceri i gjirit mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale që evështirësojnë kontrollimin e fshikëzës. Kjo nënkupton nevojën e shpeshtë për të urinuar, urnimi zgjat më shumë se zakonisht si dhe gjendja e mospërmbajtjes (paaftësia për të kontrolluar urinimin).

kosovarja.ch