Maybelline Baby Lips: balsami i vetëm për buzë që duhet ta keni!

Formula inovative që ushqen, plus nuancat mahnitëse dhe aromat në një ‘stick’ – zbuloni se pse Baby Lips është i ndryshëm nga të gjithë balsamet tjerë …

Na pranoni menjëherë një gjë. Nëse do të hapim çantën tuaj të tualetit, apo përgjojmë në çantën e dorës, një gjë me siguri do ta gjejmë, dhe kjo është – balsami për buzë! Apo jo?

Pavarësisht nga mosha, zakonet e bukurisë dhe preferencat, në çantën e dorës te çdo grua me siguri do të gjeni një nga aleatët më të mëdhenj të bukurisë, i cili heq thatësinë dhe i bën buzët të buta dhe të lëmuara! Duke e ditur se sa është i rëndësishëm për ju balsami për buzë, ne kemi vendosur të eksplorojmë risi në tregun tonë – Baby Lips balsamin për buzë, i cili ofron një ndjenjë të hidratimit që zgjatë shumë.

Pas dy viteve të hulumtimit dhe lansimit të suksesshëm të produktit në Azi dhe SHBA, tani është radha e Evropës për të zbuluar balsamin rrebel të ri në ‘sticks’ të veçantë, modern, i cili ushqen lëkurën. Cosmo vendimi: Arriti balsami të cilin duhet ta keni!

Formulë e avancuar për kujdesin e buzëve tuaja

Baby Lips balsami është i veçantë, për shkak se bëhet fjalë për formulën e avancuar që kuron e cila përmbanë një ekstrakt të veçantë të barit të tigrit, kurse i paketuar në ‘stick’ me dizajn sfidues – për këtë paraqet freskim hidratues për buzët dhe sytë.

Baby Lips balsami hidraton buzët menjëherë pas aplikimit dhe siguron hidratim për tetë orët e ardhshme. Këto efekte të pabesueshme janë rezultat i një përzierje unike e përbërësve të fuqishme si aloe, mjaltë dhe koncentrim i lartë i gjalpit “Shea” (karita). Kombinimi i vitaminave me këto përbërës, së bashku me ekstraktin e bimës së barit të tigrit, përmirësojnë pamjen dhe cilësinë e buzëve, të cilat mbeten të hidratuara gjatë tetë orëve. Baby Lips balsami gjithashtu mbron buzët nga thatësia dhe dëmet që shkakton dielli në sajë të faktorit SPF 20. Të gjithë këto efekte të rëndësishme ndodhen në një ‘stick’ lara-lara , modern me gjashtë aroma dhe ngjyra të parrezistueshme.

Bukuria + kujdesi në një paketë

E gjithë kjo duket fantastike, por ne na interesoi veçanërisht një detaj. Përbërësi i pazakontë për të cilin nuk dijmë shumë – barin e tigrit. Kjo është një bimë barishtore e vogël autoktone në Indi, Shri Lankë, Australi, Indonezi, Iran dhe pjesë të tjera të Azisë, e cila me shekuj përdoret si një bimë shëruese. Për të zbuluar se çfarë e bën barin e tigrit si përbërës aq të mirë për kujdesin e buzëve, kemi folur me drejtoreshën e Kërkimit dhe Zhvillimit në kompaninë Maybelline New York, Deborah Coleman-Nelly, e cila na shpjegoi se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë.

„Kjo bimë është e njohur për vetitë e saj anti IgG (anti age) dhe është dëshmuar se zvogëlon dukshmërinë e rrudhave. Në një studim të kryer në Kore, ekstrakti i saj është aplikuar në buzë dhe me instrumente për analiza të imazhit është vërejtur përmirësim i dukshëm në rrudha, që i mundësoi studiuesve të përcaktojnë zvogëlimin e thellësisë së rrudhave“, shpjegon Deborah.

Por një tjetër gjë që e bën Baby Lips të veçantë është fakti se nuk bëhet fjalë vetëm për kujdesin, por edhe zbukurimin.

„Baby Lips balsami paraqet shumë më tepër se një balsam i thjeshtë i buzëve. Baby Lips përmbanë përbërës të fuqishëm për kujdesin e lëkurës të cilët i hidratojnë dhe mbrojnë buzët, si dhe një dritëz shkëlqimi ose ngjyre që lënë në buzë, shkëlqim i shëndetshëm, i bukur. Femra që vendos për balsam për buzë ndoshta nuk dëshiron, një ngjyrë të fortë dhe të theksuar, dhe për këtë kemi krijuar një koleksion me ngjyra të buta, natyrore i cili i ofron asaj mundësinë për zgjedhje“, shtoi Deborah.

Një minutë në Nju Jork me Emily DiDonato

Nuk e humbëm mundësinë që të shikojmë prapa skenave të xhirimit të kampanjës promocionale të Baby Lips balsamit, ylli kryesor i të cilës është Emily DiDonato. Me këtë rast, Emily zbuloi se pse edhe ajo vetë e përdor këtë produkt fantastik për kujdesin e bukurisë.

Cili Baby Lips balsam është i preferuari i juaj?

I adhuroj të gjithë! Megjithatë, më së shumti e përdorë Hydrate – buzët e mia janë mahnitëse në të prekur kur e përdori atë. Baby Lips balsami paraqet një qasje inovative ndaj balsamëve për buzë.

Çka do të thotë inovacion për ju?

Inovacioni për mua paraqet një fillim të ri. Unë mendoj se kjo është një mundësi për ta kthyer një faqe të re, për ndryshimet e mëdha, me futjen e risive në jetë. Baby Lips balsami i bën buzët tërheqëse për puthje.

Si ishte puthja juaj e parë?

Isha shumë nervoze para puthjes së parë! Më kujtohet që isha e frikësuar dhe u ndjeva e çuditshme sepse nuk e dija se çfarë të bëj. Kur ndodhi puthja, nuk isha e sigurt nëse thjeshtë më pëlqeu. Sigurisht, përmes puthjeve kam mësuar të dashuroj.

kosovarja.ch