Pse fasulja është e mirë për shëndetin?

Edhepse gjatë kohë përflitet se konsumi i fasules është shumë i mirë për shëndetin, sot këtij lloj ushqimi duhet ti kushtoni më shumë vëmendje për shkak të informacioneve të reja që kanë sjellur shkencëtarët. Fasulja ka vlerë të madhe energjetike dhe përmban pothuajse të gjtiha aminoacidet esenciale.

Pse fasulja është e mirë për shëndetin?

Shkencëtarët janë duke zbuluar se një dietë e pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe disa lloje të të kancerëve. Rekomandohet baza ditore e konsumit të fasules prej tre gota fasule në javë.

Fasulja ka vlerë të madhe të energjisë dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale. Përveç kësaj, përmban lecitin, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium. Është burim i shkëlqyer i proteinave dhe ndryshe nga burimet tjera, fasulja ka më pak yndyrë dhe nuk i përfshin yndyrnat e ngopura e as kolesterol. Është burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B6, K, riboflavin dhe B3. Një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në bazë ditore.

Fitokemikalet që gjenden në fasule mbrojnë qelizat nga kanceri dhe zvogëlojnë rritjen e tumorve. Hulumtuesit pohojnë se duhet konsumuar së paku dy herë në javë që mos të keni zhvillim të kancerit të gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip2, presion të lartë të gjakut dhe kancer i zorrës së trashë.

Cilat lloje të fasuleve janë më të shëndetshme?

Hulumtuesit kanë testuar 6 lloje të fasuleve që mund të gjenden në treg dhe kanë matur sasinë e antioksidantëve në secilin prej tyre. Analizat treguan se fasulja e kuqe, e zezë dhe blu e errët ka më shumë vlera ushqyese dhe 10 herë sasi të antioksidantëve në krahasim me fasulen e bardhë dhe të verdhë.

kosovarja.ch