Supë prej këpurdhave “champignon”

Në margarinën e ngrohur fërgoni qepë të zezë e të re, të coptuar imët. Shtoni këpurdhat e pastruara, proshutë të imtëzuar, mbuloni dhe fërgoni derisa të zbuten këpurdhat.

Më pas shtoni miell, edhe atë duhet ta fërgoni pak. Hidhni ujë të nxehtë sipër, hidhni në të një kub për supë, hidhni kripë dhe piper sipas shijes dhe fërgoni edhe 5 minuta nga momenti i mbylljes.

Largojeni nga furra, lëreni të ftohet e më pas shtoni lëng limoni dhe të verdhën e vezës me salcë kosi. Zbukurojeni me një sasi të vogël të majdanozit të copëtuar imët.

Përbërja:

  • 250 g këpurdha champignon
  • 50 g proshutë
  • 2 lugë salcë kosi të idhët
  • 1 lugë miell
  • 1 qepë të re të zezë
  • 1 vezë
  • 1 limon
  • 1 lugë margarinë
  • 1 kub për supë
  • Kripë dhe piper
  • Majdanoz për dekorim
kosovarja.ch