Në shoqërinë e personave të tillë ndihemi keq, andaj edhe mund ti quajmë si persona “toksikë” në jetën tonë …
Disa njerëz kanë tendencë të rrezatojnë energji negative dhe në shoqërinë e tyre ndihemi shumë keq dhe jo rehatshëm. Po ju paraqesim 7 shenja që tregojnë se është mirë ti shmangemi njerëzve të tillë.
1. Asgjë çfarë thuani apo veproni nuk është mjaftueshëm mirë për ta.
2. Komentojnë gjithmonë edhe gabimin më të vogël të mundshëm, sepse mendojnë se sipas tyre gjithçka duhet të jetë e përkryer.
3. Vazhdimisht ua përmendin të kaluarën tuaj dhe nuk ju lejojnë të krijoni hapësirë për të ndryshuar.
4. Bëjnë çdo gjë që ju mos të ndiheni mirë me veten. Kur jeni në shoqëri me përsona të tillë, ju ndiheni të lodhur, të përulur, pa vullnet dhe të plogësht. Ata nuk kujdesen për ndjenjat tuaja dhe ndjehen mirë kur ju shohin emocionalisht dobët.
5. Vazhdimisht kritikojnë, ata duan të kenë nën kontroll gjithçka dhe nuk mendojnë për nevojat e të tjerëve.
6. Dëmtojnë hapësirën tuaj private dhe nuk pranojnë “mohimin” si përgjigje.
7. Çdo gjë duhet të sillet rreth tyre, rreth gjërave që ata dëshirojnë, mendojnë dhe ndjehen.