-2.4 C
Priština
More

    Si ti hiqni rrathët e zinj përreth syve për 5 minuta

    spot_imgspot_img

    Nuk kanë nevojë të dinë të gjithë që ju keni ndenjur deri vonë, që keni pirë pak më shumë verë apo keni kaluar natë të çmendur. Eliminoni rrathët e zinj rreth syve me këtë truk të thjeshtë për më pak se 5 minuta.

    Jo vetëm që këtë truk mund ta bëni vetë, por kjo jep edhe rezultat të menjëhershëm.

    Ju duhet: 1/4 e lugës matcha i çajit të gjelbër (matcha është një lloj i çajit të gjelbër, fletët e të cilit thahen dhe shëndrrohen në pluhur, i cili vlen për njërin nga preparatet më të njohura natyrale për ngritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë), ½  filxhan (250 ml) ujë të nxehtë të filtruar dhe një enë me akull. Për këtë ka shkruar detalisht Lindsay në blogun DelightedMomma.

    Mund të përdorni edhe çajin e gjelbër të cilin e keni zier më herët. Vetëm vendosini katër qese të çajit të  gjelbër na një filxhan me ujë (ju nevojitet çaj më i fortë )dhe ziejini në shporet 10-15 minuta. Përzieni pluhurin matcha të çaji të gjelbër me 1/2 e filxhanit me ujë të ngrohtë dhe me këtë masë mbusheni enën me akull (apo edhe vetëm me çajin e fortë të gjelbër, të cilin e keni bërë më herët).

    Më së miri është që këto copëza t’i bëni kur keni ditë të lirë dhe t’i mbani në frigorifer e më  pas t’i përdorni sipas nevojës. Copëzën më  parë duhet ta fusni në ujë , më pas ta fërkoni nëpër lëkurën nën sy dhe nëpër të gjithë fytyrën 4 deri në  5 minuta dhe rrathët e zinj do të hiqen.

     Përse ndikon?

    Matcha, por edhe çaji i thjeshtë i gjelbër, përmbajnë taninë, i cili ndihmon të ngushtoni ënjtjen tek gjëndrat e ënjtura, ndërsa kofeina nga çaji ngushton enët e gjakut, dhe kjo zvogëlon ënjtjen dhe rrathët e zinj.

    Në vend që çajin ta ngrini në këto copëza mund të përdorni edhe faculeta apo peceta. Zhytini copëzat e faculetave apo pecetave në çaj të gjelbër dhe vendosini në qese, më pas në frigorifer për disa orë . Të  ngrira vendosini në pjesën rreth syve, fërkojini apo mbajini 5 deri në  10 minuta dhe rrathët e zinj do të  zhduken.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...