Femrat që praktikojnë këtë gjë, priren për më shumë seks

Sipas një studimi nga Johns Hopkins të ‘Public Health’, është zbuluar se femrat që përdorin kontraceptivë, kryejnë më shumë marrëdhie seksuale se femrat që nuk përdorin.

Studimi i kryer në 210,000 femra të vendeve me të ardhura të ulëta apo të mesme në vitin 2005 ka zbuluar se 90% e femrave që kanë përdorur kontraceptivë, kanë pasur marrëdhënie seksuale në katër javët e fundit, në krahasim me 72% e femrave që nuk kanë përdorur kontraceptivë.

Suzanne Bell, studente e doktoraturës në shkollën e Johns Hopkins Bloomberg, e cila ka punuar në studim, theksoi se përderisa disa vende kishin më shumë seks se të tjerët në përgjithësi, nuk kishte asnjë shtet të vetëm në të cilën femrat që nuk përdornin kontraceptivë, të kryenin më shumë marrëdhënie seksuale dhe e kundërta.

Bell hedh poshtë idenë se përdorimi i kontraceptivëve mund “ndajë seksin nga shtatzënia e padëshiruar”, por ajo nuk është e sigurtë nëse kjo është kaq e thjeshtë, duke shtuar se disa femra mund të zgjedhin që të heqin dorë nga kontracepsioni sepse përjetojnë efekte anësore negative me të, ose mund të kenë një partner që nuk duan që ato të përdorin kontraceptivë për kontroll të lindjes. Ajo gjithashtu shqetësohet për faktin nëse femrat që nuk kishin përdorur kontraceptivë, ishin vërtetë të vetëdijshme për gjasat e tyre për të mbetur shtatzënë, pasi ajo thekson se edhe në Amerikë, shumë femra nuk mendojnë se mospërdorimi i kontraceptivëve dhe mbetja shtatzënë, janë të larta.

Në përgjithësi, Bell tha se janë të nevojshme më shumë hulumtime deri në deklarimin e saktë se “kontraceptivët = me më shumë seks”, por nëse hulumtimi definitivisht çon në këtë përfundim, druaj se shumica e njerëzve do të çmenden në lidhje me këtë.

kosovarja.ch