Kur bëhet fjalë për larjen e flokëve me shampo, duket aq e thjeshtë sa fërkimi me shampo, shpërlarja dhe përsëritja. Biseduam për përparësitë e mbajtjes së ngjyrës dhe mënyrën e duhur të larjes së flokëve. Lexoni në vazhdim se çfarë duhet të dini për të pasur një ditë të mirë me flokë të lara.
- Shampoja nuk është pjesa më e rëndësishme e larjes. Ju mund të blini shampon më të shtrenjtë në treg, por nëqoftëse nuk e përdorni si duhet, nuk do të shihni rezultate. Masazhimi i kokës dhe flokvëve, si dhe shpërlarja, janë pjesët më të rëndësishme të larjes së flokëve, thotë stilisti i famshëm Riccardo Maggiore. Rekomandohet masazhimi i mirë i kokës që të parandaloni sekretimin e sebumit (substancë me vaj apo yndyrë), kështuqë folikulet e flokëve mund të rriten në mënyrë të shëndetshme. dhe gjithmonë sigurohuni që të hiqni plotësisht shampon nga flokët tuaj.
- Preparatet natyrale shtëpiake nuk janë domosdoshmërisht më të mirë. Vetëm sepse një shampo mund të përmbajë një përbërës natyral nuk do të thotë se ky përbërës është i mirë. limoni, për shembull, mund të irritojë kokën dhe folikulet e flokëve, thotë Maggiore. Dhe, nenexhiku dhe mentja që njihen për efektin e tyre qetësues, në fakt mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike kur përdoren në preparate natyrale shtëpiake.
- Mos prisni rezultate të njejta si në reklamat e shampove. I tërë ai volum që vjen nga flokët e modeleve gjatë reklamave është si rezultat i kondicionerëve të ngrohtë që fryejnë gjatë gjithë kohës, thekson Terrence Renk, stilist flokësh.
- Më pak nënkupton më shumë. Sipas Maggiore, të përdoresh një sasi të madhe të shamposë, mund të jetë kundër produktive. Shkuma mund të ketë efekt të mirë gjatë larjes me shampo kokën tuaj, mirëpo shkuma e tepërt në të vërtetë ju pengon në fërkimin e rregullt të kokës me shampo.
- Edhepse një shampo mund të lavdërohet me ndonjë përbërës bombastik, ai nuk mund të bëjë diçka më shumë. “Unë kam parë disa shampo që përmbajnë vaj ulliri madje edhe havjar”, thekson stilisti i famshëm Philip Pelusi. Por që ajo të bëjë diferencë duhet së paku të përmbajë deri 5 % të atij përbërësi. Në mënyrë të ngjashme, Pelusi këshillon të jeni të kujdesshëm edhe ndaj kërkesave të guximshme. Kur kompanitë bëjnë premtime të mëdha, ata duhet të japin edhe rezultate reale.
- Mund të bleni brende të shampove që përdoren nëpër salone flokësh edhe nëpër farmaci. Edhepse keni dëgjuar se nuk duhet të bleni këto lloj shampo nëpër farmaci përshkak të cilësisë së dobët dhe paraqitjes më të holluar, kjo nuk është detyrimisht e vërtetë. Kompanitë po hasin në mënyra të ndryshme për të zgjeruar produktet e tyre jashtë tregut, thekson Ouidad.
- Bjondet duhet të përdorin shampo për zbardhje apo çelje të ngjyrës më shpesh. Nëse i keni trajtuar flokët me kemikate të ndryshme, medoemos duhet të aplikoni mbi flokët këtë lloj shampo sepse nga ngjyra dhe hijëzimi, flokët mund të bëhen shumë poroze, thekson Renk. Përdorimi i kësaj ndihmon në neutralizimin e toneve të padëshiruara të ngjyrës së verdhë.
- Flokët nuk mësohen me shampo me kalimin e kohës. Nëse vëreni se shampoja nuk funksion mirë si më parë, mos e hidhni shishen e saj. Flokët tuaj ndryshojnë me stinët, prandaj edhe mund të keni ndryshime në cilësinë e flokëve.
- Edhe shampoja më e mirë nuk mund të ndryshojë në mënyrë permanente flokët tuaj. Larja e flokëve me shampon e duhur është sikur një program i mirë i ushtrimeve: për sa kohë që ushtroni do të ndjeheni mirë, por nëse i ndërpreni ato, tre muaj më vonë do të riktheheni aty ku keni filluar, thekson Pelusi.
- Jo të gjithë përbërësit krijohen në mënyrë të barabartë. Shumë shampo përmbajnë agjentë si sulfate amoniaku apo natriumi të cilët janë të ashpër në tharrjen e lëkurës së kokës, thotë Maggiore. Kështuqë duhet të qëndroni larg nga shampo të tilla. Në vend të kësaj, sulfat natriumi është një agjent i butë dhe zgjedhje e mirë.