-0.8 C
Priština
More

    Llaku për flokë – Sprej praktik me 100 përdorime

    spot_imgspot_img

    Preparati çudibërës për mbajtjen e flokëve – llaku për flokë, besoni apo jo, mund të përdoret për shumë më tepër aplikime nga se mund të besoni. Ja për çka gjithë mund ta përdorni.

    Llaku për flokë jo vetëm që mban frizurën në gjendje të njejtë për shumë orë, por mund edhe të shërbejë në shumë situata „kyqe“. Në pyetje është një preparat i vogël për zbukurim i cili ka aftësitë e tija të fshehura, e nëse ndonjëherë gjendeni para problemeve të ngjashme, do t’u vijë e mirë informacioni që aleati juaj për t’ju nxjerrë nga situata do të jetë mu llaku për flokë. Ja se në cilat situata mund ta përdorni.

    Çorape të shqyera

    Në rast se në punë apo në qytet ju shqyhen çorapet, e nuk jeni në situatë të bleni të rejat, llaku për flokë do t’ju vie në ndihmë. Mu për këtë gjithmonë duhet ta keni afër vetes, e posaçërisht kur këto probleme ju ndodhin shpesh. Çorapet do të arrijnë të qëndrojnë deri në fund të ditës, e është zgjidhje shumë më e mirë se sa llaku për thonj, sepse për dallim nga ai, llaku për flokë nuk është i dukshëm.

    Kundër insekteve

    Nëse në dorë keni llakun për flokë, e në atë moment keni hasur një ndonjë insekt të madh në shtëpinë tuaj, kapuni për këtë shishe metali sepse në çast do t’ju shpëtojë nga të gjitha insektet me të cilat mund të vini në kontakt.

    Elektriciteti në rroba

    Nëse keni problem me rrobat „e parahatshme“, këtu hyn në fuqi llaku për flokë. Vetëm duhet të keni parasysh që sprejin mos ta mbani shumë afër rrobave dhe fytyrës, por përdoreni nga një distancë prej së paku 15 cm.

    Shpëtim për manikyr

    Kur e përlyeni manikyrin tuaj të ri me ndonjë flomaster ose laps kimik, mjafton që thonjtë tuaj t’i shpërkatni me llakun për flokë, e pastaj vetëm i fshini. Në atë mënyrë do të ruani thonjtë tuaj nga dëmtimi, e manikyri do të mbetet edhe më tej i shkëlqyer, mu sikur kur të keni dalë nga saloni i kosmetikës.

    Rregullimi i vetullave

    Femrat të cilat duan vetulla të dendura, shumë shpesh kanë problem me durimin. Në momentet kur secila qime e vazhdon drejtimin e saj, më së miri do të ishte që të vendosni sprej në një brushë të vjetër të dhëmbëve, e pastaj me të të kaloni nëpër vetulla. Në atë mënyrë vetullat tuaja do të jenë gjithmonë në vendin e tyre./gruaja-sot.som/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...