Lazanja bolonjeze e mrekullueshme

Përbërësit:

    • 500 g lazanja
  • 80 gr kashkavall

Për salcën beshamel:

  • 1 litër qumësht
  • 160 gr kashkavall
  • 120 ml vaj luledielli
  • 200 gr miell
  • Kripë

Për salcën bolonjeze:

  • 1 lugë çaji piper
  • 700 gr mish të grirë
  • 2 lugë çaji rigon (origano)
  • 2 lugë çaji borzilok
  • 140 ml vaj luledielli
  • Kripë sipas shijës
  • 1 gjethe rozmarinë
  • 500 ml salcë domatesh
  • 500 ml pure domatesh.

Në një enë hidhni vajin dhe pasi të ngrohet mirë, shtoni edhe miellin. Skuqni për disa minuta dhe ngadalë shtoni qumështin, të gjithë përzieni bashkë (në mënyrë që të mos krijohen gunga). Shtoni kripë sipas shijës dhe shtoni djathë.

Në një enë ngrohni vajin dhe shtoni mishin duke e gatuar pak. Shtoni lëng domatesh si dhe pure të domateve. Pasi të vlojë shtoni kripën dhe piperin, si dhe më pas erëzat e tjera dhe rozmarinën. Salcën gatuani edhe për 10 minuta tjera, pastaj hiqni rozmarinën.

Në një enë rrezistente ndaj zjarrit, hidhni vajin. Renditni brumin e lazanjes (brumi veçmë duhet të jetë i zier paraprakisht), beshamel si dhe salcën bolonjeze. Përsëritni procesin derisa përbërësit të harxhohen. Përmbi hidhni parmezan dhe piqeni në 220 gradë per rreth 45 minuta.

kosovarja.ch