Gjatë periudhës së pushimeve shpesh parashtrohet pyetja rreth shtyerjes apo prolongimit të menstruacioneve, por edhe frika se a është kjo e shëndetshme dhe se a mund të lë pasoja gjatë cikleve të ardhshme. Shtyerja e ciklit është e mundur, por vetëm sipas këshillimit të mjekut dhe nuk do të ketë pasoja, por që nuk duhet ta përsëritni shpesh, dhe asesi ta bëni vet, po gjithnjë në konsultim me gjinekologun tuaj.
Trajtimi me medikamente që është i nevojshëm për shtyerjen e ciklit nuk është pa efekte anësore dhe mund t’u jepet vetëm pacientëve të shëndetshëm, femrave që nuk janë shtatzëna dhe nuk kanë ndonjë sëmundje kronike, veçanërisht rritje presioni, çrregullim të koagulimit të gjakut, të tilla si trombozë.
Për shtyerjen e ciklit menstrual përdoren preparate hormonale, progestin (pilula progesterone) apo kontraceptivë oral (terapi e kombinuar me estrogjen-progesteron).
Femrat të cilat janë veçmë në terapi me kontraceptiv oral, mund të vazhdojnë me përdorimin e ketyre barnave – pa pushim deri në pakon e ardhshëm. Pasi të mbarojë pako e fundit, zakonisht bëhet një pushim– nëse terapia është marrë 21 ditë, pushimi bëhet për një javë, ndërsa kur terapia bëhet për 24-28 ditë, përdoren tableta që merren gjatë ndërprerjes – “pilula të bardha”. Gjatë periudhës së ndërprerjes (pushimit), vie deri tek menstruacionet. Në disa raste, për shkak të marrjes së vazhdueshme, mund të shkaktohen efekte anësore të përkohshme – hemorragji në formë pikash gjaku, ndjeshmëri dhe tendosje e gjoksit, dhimbje e lehtë e barkut. Këto fenomene paraqiten si pasojë të efekteve hormonale dhe terapia duhet të vazhdojë në bazë të skemës.
Femrat që nuk janë në terapi me kontraceptiv oral dhe nuk dëshirojnë të fillojnë për shkak të shtyerjes së ciklit mund të vonojë progestogjenin e ciklit mensstrual – progesteronin, i cili sekretohet zakonisht në fazën e dytë të ciklit. Këto lloj barna përfshihen në fazën e dytë të ciklit para vonesës së dëshiruar dhe mirren për aq kohë sa dëshironi të shtyeni ciklin, por jo më shumë se dy javë.
Pas ndërprerjes së terapisë, brenda pak ditësh do të vie deri tek gjakderdhja menstruale, e cila mund të jetë e sasië së zakonshme, por pak më e trashë. Efektet anësore të terapisë janë të ngjashme sikur ato të kontraceptivëve oral për shtyerje apo vonesë të ciklit.