Bukë italiane me ullinj

Sillni shpirtin mesdhetar në shtëpinë tuaj, bëni bukë tradicionale italiane me ullinj dhe e shërbeni me djath dhe venë.

Në enë shtini miell dhe kripë. Tretni majanë (tharmin) në tri lugë ujë, shtoni ujë deri në 160 ml, pastaj lëng limoni dhe vaj. E shtoni në miell dhe e gatuani brumin.

E leni të fryhet (dyfishohet) dhe pastaj e rigatuani dhe shtrieni në sipërfaqen e tepsisë që keni zgjedhur (kam përdorur atë prej 26 cm).

Ullinjtë i preni përgjysmë. Me anën jo të mprehtë të thikës bëni gropëza në brumë dhe i shtypni ullinjtë. Mbi të hudhni kripë të trashë dhe e pjekni.

Koha e pjekjes është rreth 20 minuta në temperaturë maksimale me ventilues.

Përbërësit:

  • 350 g miell
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ maja (tharm) të freskët
  • 150 ml ujë
  • 25 ml lëng limoni të freskët (gjysmë limoni)
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 10 – 15 ullinj

Ju bëftë mirë!

kosovarja.ch