Besime të vjetra kundër varfërisë

Lidhja sekrete mes portofolit dhe pasurisë!

Zakonisht meshkujt nuk parapëlqejnë të mbajnë portofol dhe rregullisht kanë probleme financiare (madje edhe milionerët të cilët nuk mbajnë me vete portofol – gjykohen për shpenzime të paplanifikuara). Prandaj, duhet të konsideroni mbajtjen e portofolit. Nuk do të thotë ta mbani gjithnjë afër vetes, por ta keni në shtëpi. Në portofol mbani gjithnjë një sasi të të hollave. Rregullisht mbusheni me të holla dhe merrni prej aty herë pas here.

Portofolin mund ta ruani në dhomën e gjumit apo në tavolinën e punës. Me rëndësi është ta keni portofolin tuaj personal, dh eta hapni kur të keni nevojë.

Çfarë ngjyre duhet ta keni?

Për femrat: ngjyrë ari ose e kuqe e zjarrtë (ngjyra kuqe zimbolizon zjarrin, ari- metalin; zjarri shkrin metalin dhe e kthen në ar të lëngshëm).

Për meshkujt: ngjyrë kafe me detaje ari (ngjyra e kaftë simbolizon tokën-stabilitet, ari-metalin; kjo nënkupton se toka prodhon metalin- të ardhura të përhershme).

A e keni blerë vet?

Rregulla është që ta bleni vet portofolin, sepse nuk e dini se çfarë fati, karma dhe energji në aspektin financiar mund të bart dikush tjetër që ua blen portofolin!

A është i mirëmbajtur mirë portofoli?

Nëse portofoli nuk është i mirëmbajtur, atëherë kjo nënkupton rrëmujë dhe bllokim në financat tuaja, poashtu edhe në shtëpi. Rrëmuja apo mosmirëmbajtja e portofolit tuaj tregon mungesë respekti ndaj parave.

A është i mbushur portofoli me vizitë kartela dhe letra tjera?

Në portofolin tuaj nuk duhet të mbani fatura të papaguara, ose edhe të paguara, pasi mund të tërheqin gjithmonë energjinë për të bërë pagesa. Është më mirë që të mbani veçmas këto fatura për të shlyer borxhet, por edhe vizitë kartelat.

A jeni krenar për portofolin tuaj?

Duhet të jeni padyshim krenar për portofolin tuaj, sepse nëqoftëse nuk e pëlqeni atë, nuk do të jeni në gjendje edhe ta mbushni me para. Kur ju blini ndonjë portofol, zgjidhni saktësisht se çka dëshironi.

Çfarë shume parash mbani në portofol?

Thuhet se duhet mbajtur gjithnjë pak më shumë para sa që keni në të vërtetë zakonisht, sepse kjo nxit një fluks edhe më të madh të parave.

kosovarja.ch