Si ta largoni zbokthin

Zbokthi paraqitet për shkak të sëmundjes së lëkurës së kokës, Kjo shkakton kruarje, qërim dhe paraqitjen e ‘pikave të bardha’ të pakëndshme. Këtë problem mund ta largoni në shumë mënyra. Më së miri me ndihmë të natyrës.

Vaji i çajit është antiseptic natyral, i cili na ndihmon që ta largojmë zbokthin. E nevojshme është që në shampon tuaj të shtoni disa pika nga ky vaj dhe ta përdorni rregullisht. Gjithashtu, mund të përzieni një lugë të vajit të çajit me një filxhan të ujit të ngrohtë dhe të gjithë këtë ta fusni në shishe me llak. Pas larjes standard të flokëve, spërkateni kokën me këtë miks dhe masazhoni ngadalë më pas lëreni disa minuta të ndikojë dhe thani pastaj flokët.

Vaji i ullirit ndikon mirë në të gjithë organizmin, e kështu edhe në flokë. Ju duhet të nxeheni pak vaj të virgjër të ullirit. (Që të jetë i vakët). Masazhoni rrënjën dhe mbështilleni kokën me peshqir dhe kështu lëreni gjysmë ore. Pas kësaj, krihini flokët që të largoni lëkurën e vdekur dhe lajeni si zakonisht.

Rrënjët mund ti masazhoni me lëng limoni. Acidi i limonit duhet të largojë bakteret. Lëngun lëreni të ndikojë disa minuta, e pas kësaj flokët lajini me shampoo dhe regjenerator. Përsëriteni këtë tretman rregullisht dhe zbokthi me kohë do të largohet.

Aloe vera është njësoj e mirë për shumë sëmundje të lëkurës, dhe mund ta përdorni në luftën kundër zbokthit. Disa minuta para dushit vendosni lëngun e pastër apo gjelin aloe vera në kokë. Flokun lajeni me shampoo të lehtë. Procedurën përsëriteni dy herë në ditë derisa zbokthi të tërhiqet.

kosovarja.ch