1.4 C
Priština
More

    Çka tregon fytyra për shëndetin tuaj?

    spot_imgspot_img

    Gratë vazhdimisht ankohen se kanë probleme me lëkurën e fytyrës, se i pengojnë rrudhat, dhe se puçrra e yndyrshme i ka shkatërruar daljen e planifikuar gjatë.

    Për të gjithë ato që luftojnë me këto gjëra, mund të shikojnë hartën e fytyrës e cila tregon për probleme të caktuara të cilët as nuk i kemi paramenduar. Pamja e lëkurës sonë përshkruan gjëndjen e brendshme të organizmit tonë.

    Zona 1 & 2: Problemet me tretje

    Hani më pak ushqim të shpejtë dhe zvogëloni sasinë e yndyrës me ndonjë lloj diete të lehtë, zmadhoni konsumimin e ujit në trup dhe shtoni trangujt e freskët në të ushqyerit.

    Zona 3: Mëlçia

    Zvogëloni alkoolin, ushqimet e yndyrshme dhe produktet e qumështit. Kjo është zona në të cilën paraqiten edhe alergjitë ushqimore, ashtuqë bëni kujdes në përbërjen e asaj që hani. Ushtroni deri në 30 minuta çdo ditë dhe përpiquni të flini mjaftueshëm, sepse atëherë mëlçia juaj pushon.

    Zona 4 dhe 5: Veshkat

    Çdo shfaqje rreth syve, duke përfshirë edhe rrathët e errëta, tregojnë për dehidratim. Pini shumë ujë!

      Zona 6: Zemra

    Kontrolloni tensionin dhe sasinë e vitaminës B. Zvogëloni konsumimin e ushqimit me erëza dhe të hidhur, si dhe ngrënien e mishit. Gjeni mënyra për të zvogëluar kolesterolin duke ngrënë produkte arrash, avokado dhe pesh. Meqë kjo pjesë është plotë me pore më të gjera sigurohuni që kozmetikës suaj nuk i ka kaluar afati.

    Zona 7 & 8: Veshkat

    Prap më shumë ujë! Zvogëloni konsumimin e pijeve të gazuara, kafen dhe alkoolin sepse shpien në dehidratim.

    Zona 9 & 10: Traktit respiratorë

    A pini duhan? Keni tendencë për alergji? Kjo zonë është një problem për të dy gjërat. Nëse nuk është kjo, bëni kujdes që trupi të mos ngrohet tepër, hani ushqim më të ftohtë, zvogëloni konsumimin e sheqerit dhe merrni ajër më të freskët. Largoni mishin, produktet e qumështit, alkoolin, kafeinën dhe sheqerin dhe hani më shumë perime.

    Është edhe një gjë tjetër e rëndësishme për të cilën rrallë mendojmë, e këto janë telefonat mobil dhe çarçafët e jastëkut – mbani të pastër, sepse shkaktojnë më së shumti puçrra në këtë zonë.

    Zona 11 dhe 12: Hormonet

    Kjo është zona dominante për stres dhe ndryshime hormonale. Edhe pse duket e pamundur për të ndikuar mund të bëni ndryshim të konsiderueshëm me gjumë të mjaftueshëm, konsumimin e lëngjeve, me ngrënien e perimeve me gjethe dhe mbajtjen e lëkurës të pastër. Sipas rregullit, puçrrat në fytyrë paraqiten gjatë ovulimit (pjekurisë).

    Zona 13: Stomaku

    Shtoni konsumimin e fibrave dhe pini çajra bimorë që të përmirësoni tretjen.

    Zona 14: Sëmundja

    Puçrrat në këtë zonë mund të janë një shenjë se trupi është duke luftuar me një lloj të bakterieve për të shmangur sëmundjen.

    Herën tjetër kur në fytyrë ju paraqitet puçërr e re studjoni këtë hartë. Lëkura juaj komunikon me ju në emër të organeve të brendshme, por mos harroni se për çdo gjë, është më së miri të konsultoheni me dermatologun nëse nuk jeni të sigurt.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...