Ka disa ditë ku ju thjeshtë nuk dëshironi ti lani flokët tuaja. stilisti i famshëm Tommy Bucket është këtu për t’ju dhënë sugjerime si të shpëtoni nga ditët kur i keni flokët keq. Pa marrë parasysh volumi i flokëve- me këto 6 stilime pa pasur nevojë të lani flokët do të ju ndihmojë shampoja e thatë.
Teknika e Bucket sugjeron që të zhvendosni folkët mënjanë dhe tek rrënjët të aplikoni shampon e thatë. Pastj lakoni flokët në anën tjetër duke aplikuar njejtë sasinë e shampos në rrënjët e mbetura.
1. Bishtalec i thjeshtë: aplikoni shampon e thatë apo pluhur, si “Garnier Fructis Haircare Volume Extend Instant Bodifier Dry” në rrënjët e flokëve siç e përshkruam teknikën e Buckett dhe ndani flokët në mes me një krehër. Ndani flokët në 5 pjesë nga koka lart e deri poshtë. Duke filluar nga lart, fryni flokët duke i shkrehur me krehër dhe duke i dhënë volum. Pastaj kaloni në pjesën e mesit të kokës duke i ndarë sërish flokët në 4 pjesë, pastaj herën tjetër në tri pjesë, të ardhshmen në dy pjesë dhe në fund pjesën e flokëve të fundit një herë. Pastaj me anë të një brushe krehni butësisht ato duke i dhënë formë, bëni një bishtalec dhe lidhni me lastik.
2. Flokë gjysmë të kapura: pasi të keni aplikuar shampon e thatë në flokët tuaja, krehni ato mirë nga rrënja e deri tek majat me anë të një krehëri. Ndani flokët në mes ose njërën anë më shumë se tjetra, kapni një pjesë të flokëve, rrotulloni dhe afroni kah mesi kokës duke vendosur ndonjë karficë (shnollë) për mbajtjen e tyre. Të njejtën gjë aplikoni edhe në anën tjetër të flokëve, rrotulloni dhe kapni tek mesi. Nëse nuk ju qëndrojnë vetëm me shnollë flokët hidhni edhe pak sprej apo llak për flokë që nuk i bën shumë me shkëlqim ato. Vazhdo për stilin tjetër…
3. Kapja e flokëve në stilin francez: së pari, aplikoni shampon e thatë rreth tërë rrënjëve, e më pas dredhoni flokët që tu jepni pak volum. Nëse flokët tuaj janë shumë të holla dhe nuk mund të kapen, aplikoni më shumë sprej nga Garnier Fructis, rrokullsini flokët dhe kapni pastaj me anë të shnollave të zeza duke i vendosur vertikalisht
4. Të lëshuara dhe me volum: të dredhoni flokët pa përdorur shampoo të thatë krijon volum më mirë, duke mos bërë që flokët t’ju duken të palara dhe të pista. Për ti dhënë flokëve një vështrim sa më të natyrshëm, dredhoni ato në drejtim alternues. Nëse sërish duken si të palara, atëherë hidhni shampo të thatë. Vazhdo për stilin tjetër…
5. Gërshetë kockë peshku: aplikoni shampon e thatë për volum sa më të madh dhe kapje të flokëve dhe filloni të ndani flokët në tri pjesë: një nga secila anë dhe në pjesën e pasme. Krijoni për secilën pjesë nga një gërshetë dhe lidhni me lastik. Pasi ta keni bërë gërshetën për secilën ndarje, tërhiqni nga pak flokët që të merr pamje paksa të çrregullt. Pastak bashkoni tri gërshetat në një bishtalec, lidhni sërish me lastik dhe, ja u kry puna!
6. Gërshetë e shtrënguar (e lidhur): ndonjëherë kur flokët tuaj janë shumë me vaj, është mirë të krijoni ndonjë stilim flokësh pak më të rrëshqitshëm dhe që manipulohet më lehtë. Krehni flokët mirë dhe bëni një ndarje nga mesi e te poshtë. Kapni flokët bisht dhe ndani në dy pjesë të barabarta dhe me anë të sprejit hidhni pak në shuplakat e duarve dhe lyeni të dy pjesët. Më pas rrotulloni dy pjesët e ndara, si në formë spiraled he ngritni lart kah mesi i kokës. Do të marrin formë të kryqëzuar dy bishtalecat e bashkuar, pastaj me anë të shnollave shtrëngoni mirë flokët.