-2.4 C
Priština
More

    A e ushtroni fytyrën tuaj?

    spot_imgspot_img

    Pak kush e di që tonusi i fytyrës mund të mbahet pa ndonjë make-up. E për më shumë, edhe pa produkte kozmetike. Shumë prej jush shpesh vizitojnë palestra dhe ushtrojnë me fitness programe, duke i kushtuar vëmendje muskujve të trupit. Pse nuk do ta bënim të njëjtën edhe me fytyrë? Aq më shumë që nuk keni nevojë të shpenzoni asgjë për tretmane.

    Vetëm disa minuta në ditë do të jenë të mjaftueshme të filloni t’i harroni makiazhet e shtrenjta. Ushtrimet e fytyrës duhet të bëhen në qëndrim relaksues, në një kolltuk dhe rroba të rehatshme. Ju duhet një pasqyrë në të cilën do të shihni se a jeni duke i bërë ushtrimet si duhet, por e rëndësishme është edhe higjiena. Lëkura e fytyrës, qafës dhe duarve duhet të jetë e pastruar me losion, e pas ushtrimeve duhet të lani fytyrën dhe ta lyeni me kremin ditore që i përshtatet tipit tuaj të lëkurës.

    Ushtrimi 1. Thellë merrni fryme me hundë . Njëkohësisht lironi frymën nga goja. Përsëriteni 2-3 herë në interval prej 3-4 sekondash.

    Ushtrimi 2. Merrni frymë si në të parën, por lironi frymën pa ndaluar. Para kësaj me gojë gjysmë të hapur në formë të shkronjës O. Para secilës frymënxerrje fryjini faqet. Përsëriteni në interval prej 5-6 sekondash.

    Ushtrimi 3. Merrni frymë nga hunda, me dhëmbë dhe gojë të shtrënguar, sikur duke u qeshur. Nxirni frymën në të njëjtën mënyrë . Përsëriteni 2 herë në interval prej 3 sekondave.

    Ushtrimi 4. Thellë merrni frymë nga hunda, dhe nxirrni frymën pa ndaluar përmes anës së majtë dhe të djathtë të skajeve të gojës 2 herë .

    Ushtrimi 5. Merrni frymë thellë nga hunda dhe mbajeni frymën 2-3 sekonda. Pa nxjerrur frymën, fryjini faqet dhe pas një sekondi apo dy lironi frymën nga goja me ndërprerje dhe fortë .

    Ushtrimi 6. Para frymëmarrjes së thellë mblidhini faqet. Mbani frymën një sekondë dhe atë njëkohësisht me gojë të shtrënguar dhe faqe të fryra. Përsëriteni 2 herë në interval prej 2-3 sekonda.

    Ushtrimi 7. (për sy). Pa e luajtur kokën shikoni majtas, më pas ngadalë lart, djathtas, poshtë dhe përsëri majtë në fazën fillestare. Pushoni një sekondë dhe vazhdoni në anë të kundërt. Përsëriteni dy herë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...