-2.4 C
Priština
More

    9 rastet kur duhet të jeni egoiste në jetën martesore

    spot_imgspot_img

    Bëni më shumë për vete

    Femrat japin shumë dhe kjo është diçka e mrekullueshme, mirëpo lidhjet duhen të jenë rrugë me dy kahje. Të kujdeseni për veten dhe për shëndetin mental, me ndihmën e bashkëshortit, ju mundëson që të tejkaloni çdo vështirësi me të cilën haset familja juaj. Më poshtë ekspertët tregojnë shenjat të cilat tregojnë se ju duhet kohë personale dhe disa këshilla si të arrini atë.

    1. Nuk dukeni si vetvetja. Filloni me neglizhimin e stërvitjeve, pastaj edhe me neglizhimin e gjërave më elementare. Përfundoni ashtu që nuk e njihni veten në pasqyrë.

    2. Kur orari juaj ka të bëjë vetëm me të tjerët. Pastrimi i kalendarit që të inkuadroni ahengun e burrit tuaj në punë është në rregull, nëse fleksibiliteti është i dyanshëm. Mirëpo u është lejuar që të kaloni një kohë edhe vetëm, apo ti thoni burrit se keni nevojë të mos shkoni në atë aheng, krijoni vetes hapsirë për të qenë spontane.

    3. Ju duhet pushim nga fëmijët. Lënia e fëmijëve me gjysmën tjetër është gjë që ju bën të brengoseni vazhdimisht, do të ndjeni se fëmijët janë përgjegjësi më shumë e juaja. Mirëpo edhe burri juaj duhet të lidhet me fëmijët andaj nga koha në kohë është mirë ta leni atë në rolin e dados dhe ju të dilni të kënaqeni me shoqet, pasiqë e meritoni një pauzë tillë.

    4. Kur keni grindje të mëdha. Pas një grindjeje me partnerin, me siguri dëshironi që ta ktheni martesën në zonën e sigurtë, mirëpo nëse nuk shihni rezultate pozitive është më mirë të ndaloni. Merreni shtruar dhe largohuni nga njëri tjetri për disa orë, koha larg do ju ndihmojë që të mendoni rreth gabimeve dhe lëshimeve që i keni bërë të dy.

    5. Nëse nuk e dini pse jeni e zemëruar me bashkëshortin. Garderobierja e tij e parregult mund të mos ju duket problem i madh mirëpo frustrimi rritet nga koha në kohë. Nëse nuk e dalloni se çfarë ju bën të inatoseni me të, ndani kohë çdo mbrëmje për meditim dhe për shënime në ditar rreth ditës së kaluar. Kjo do ju ndihmonte të dallonit se çfarë nuk është në rregull dhe t’ia thoni partnerit menjëherë nëse e njejta përsëritet.

    6. Nëse nuk e mbani mend kur keni thënë për herë të fundit “JO”. Kurrë nuk thuani jo dhe ky është problemi juaj. Nëse burri juaj ka siguruar bileta për koncert në një natë kur ju jeni e rraskapitur, është në rregull të rrefuzoni dhe të sugjeroni të marrë ndonjë shok në vendin tuaj. Thënia “jo” jo vetëm që ruan mendjen tuaj por edhe lidhjen tuaj!

    7. Kur e keni libidon e ulët. Nëse nuk ju tërheq burri kohëve të fundit, keni problem më të thellë. Qoftë mllefi apo lodhja nga rutina, kjo ndjenjë po e ngufat një pjesë natyrore brenda jush. Tregon i burrit tuaj se çfarë ju mungon, qoftë përkrahje për ëndrrat e juaja apo ndihmë rreth fëmijëve.

    8. Kur jeni pasive-agresive. Është mënyrë joefektive e shumë femrave që janë të mllefosura me burrat. Ai nuk mund të lidhë dot ofendimet rreth ekipit të tij të futbollit me nevojën tuaj për më shumë ndihmë rreth shtëpisë. Është mirë të jeni direkte dhe precize.

    9. Kur nevojat e tij i mbipeshojnë nevojat e juaja. Ai zgjedh filmin, vendin ku do të darkoni, ai gjithmonë është “mirë” dhe “në të drejtë”. Femrat kanë frikë të mos dëshirojnë diçka që dëshirojnë partnerët e tyre. Duhet të flisni dhe tregoni se çfarë mendoni, me siguri që do të keni rezultate të mira./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...