Isha njëzetë vjeçare dhe kisha plane të mëdha, sapo kisha përfunduar kolegjin para kohe. Atë ditë kisha shkuar deri në farmaci për të blerë një testuese për shtatëzëni dhe e kisha kuptuar se isha pozitive.
Foshnjën e parë e linda dy muaj pas ditëlindjes së 21, fëmijën e dytë e linda në moshën 22. Mos jam ngutur? Ndoshta pak. Mirëpo nuk pendohem aspak pasiqë të jesh nënë e re është diçka që ju transformon jetën në mënyrën më të ëmbël të mundshme.
- Në moshë të re, piqemi shpejtë. Nuk lindim fëmijë që të përmirësojmë diçka brenda nesh, mirëpo dashuria për ta na tendos, na rafinon dhe i zbut skajet e ashpra brenda nesh.
- Përshtatemi shumë lehtë. Ndoshta jemi të rinj mirëpo kemi kohë të mjaftueshme të përshtatemi në mënyra të ndryshme.
- Jemi mësuar me natë të “zgjuara”. Përderisa bashkëmoshatarët tanë janë duke u kënaqur në ahengje apo duke mësuar për provime tërë natën, edhe ne jemi duke e bërë të njejtën, duke lëkundur djepin deri në orët e hershme të mëngjesit.
- Kemi më tepër energji. Trupa tanë të rinj mund të qëndrojnë më lehtë se tek nënat më të vjetra.
- Kemi më tepër kohë me fëmijët. Kemi kohë më tepër ti duam fëmijët, më tepër kohë të plakemi me ta dhe të arrijmë nipat e mbesat.
- E kuptojmë se çfarë është me rëndësi qysh në moshë të re. Papritmas gjërat që i kemi konsideruar si të mëdha tani zvogëlohen, ndërsa ne mbetemi duke vështruar një person të vogël se si merr frymë dhe e kuptojmë se ata janë kuptimi i ekzistencës tonë.
- Fëmijët tanë mund të na definojnë rrugën. Ende nuk kemi arritur të krijojmë karrierë pasiqë ende nuk kemi filluar me periudhën e “të rriturve”. Mirëpo gjatë këtij rrugëtimi fëmijët mund të na mësojnë, të na pjekin, definojnë dhe të na ndikojnë dhe drejtojnë drejt qëllimit tonë.
- Fëmijët na motivojnë në punë dhe jetë. Ata bëhen inspirimi jonë që të punojmë më shumë, të bëhemi më të mirë dhe më të fortë.
- Përfundimisht, në moshën tonë ata e ndryshojnë tërësisht kursin e jetës sonë. Asgjë nuk më ka ndryshuar më shumë se dashuria ndaj një krijese tjetër njerëzore, fëmijës tim. Në dhënien e asaj dashurie kam ndryshuar deri në pakthim, shpirti im është më i pasur, zemra ime më e plotë ndërsa dashuria ime më e lirë. Fëmijët e mi më kanë bërë të tillë andaj nuk do të ndryshoj as një gjë të vetme nga ajo që jam tani/kosovarja.ch/