0.8 C
Priština
More

    8 ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë regjimit të një gruaje shtatzënë

    spot_imgspot_img

    Ushqimi gjatë shtatzënisë duhet të marrë një rëndësi të veçantë, pasi edhe siç thonë gjyshet tona, një grua shtatzënë ha për dy. Kjo nuk është e vërtetë për sasinë, por vlen për cilësinë e ushqimit. Nëna është ajo që zgjedh menynë edhe për vogëlushin e saj. Duhet të zgjidhni ushqime të shëndetshme, që nuk ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit! Më poshtë japim disa rekomandime për ushqime të shëndetshme.

    Kumbulla. Një qetësues natyral kundër konstipacionit (kapsllëkut), problem i cili është shumë i shpeshtë tek gratë shtatzëna. Ato janë shumë të pasura me ujë dhe fibra, dhe nëse janë të freskëta e hidratojnë shumë mirë organizmin. Janë shumë të pasura me minerale si hekuri dhe kaliumi.

    Boronica. Shërben për të forcuar kapilarët e gjakut, në mënyrë që të mos ketë gjakderdhje nga hunda, mavijosje në këmbë etj. Ato janë të pasura me vitaminë C2, vitaminë B etj. Janë shumë të mira edhe për të luftuar infeksionet kërpudhore (myk).

    Banane. Është një aleat shumë i mirë kundër djegieve të stomakut pasi kjo pemë është në gjendje të mbrojë mukozat e stomakut, duke qenë se vepron tek muret e stomakut duke stimuluar prodhimin e një shtrese të mukozës. Përmban edhe kalium i cili parandalon ngërçet si edhe lodhjen. Lufton gjithashtu edhe hipertensionin.

    Domatet. Aleati i lëkurës. E ushqeni atë për t’i dhënë elasticitetin e duhur. Ato janë të pasura me vitaminë C si edhe ndihmojë në formimin e kolagjenit.

    Salmoni. Përmban shumë acide yndyrore omega 3 të cilat luftojnë ankthin dhe stresin. I krijoni vetes disponimin e mirë duke konsumuar këtë peshk.

    Fëstëkët. Ato përmbajnë kalium dhe kalcium të cilët shërbejnë edhe për të luftuar ngërçet. Dhimbjet muskulore mund të kthehen në një shqetësim, kryesisht gjatë natës nëpër këmbë dhe kofshë. Mineralet që ky ushqim përmban ndihmojnë në luftimin e këtyre ngërçeve.

    Xhenxhefili. Aleati ideal për të luftuar të vjellat e shtatzënisë. Gjithashtu njihet për efektin që ai ka kundër lodhjes dhe stresit. I jep organizmit një ndjesi mirëqenie të përgjithshme.

    Gjeldeti. Është shumë i pasur me hekur dhe për këtë arsye do të jetë një ushqim tepër i mirë për të luftuar aneminë. Është gjithashtu një burim shumë i mirë proteinash dhe aminoacidesh. Tretet lehtësisht nga organizmi.

    Marrë nga profili i Dr. Ahmet Payasil në facebook.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...