Mos i injoroni simptomet, duhet sa më parë të vizitoni gjinekologun!
Kur bëhet fjalë për vaginën, secila femër duhet të dijë se bëhet fjalë për një pjesë të rëndësishme të trupit të saj, andaj edhe i duhet vëmendje e posaçme si dhe higjienë e rregullt.
Përveç asaj që përmban urinë, djersë dhe se është afër vrimës anale, larja e rregullt e vaginës është kyçe për të penguar shumimin e bakterieve dhe kundërmimin e tmerrshëm që zhvillohet gjatë ditës.
Edhe nëqoftë se higjiena juaj është e përpiktë, vagina mund të pësoje probleme. Ja 8 shenjat që tregojnë se keni nevojë të vizitoheni.
1. Thatësia apo iritimi i vaginës
Kjo dukuri mund të jetë tregues se diçka nuk është në rregull me vaginën tuaj, posaqërisht nëse jeni para menopauzës. Menopauza mund të krijojë këto simptome dhe mund të vjen deri tek qërimi i lëkurës në këtë pjesë, si dhe mund të shkaktojë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Në këtë rast është më mirë të vizitoni mjekun sepse menopauza mund të maskojë simptomet që shkaktohen nga ndonjë sëmundje e fshehur.
2. Kundërmimi i pakëndshëm
Vagina e shëndetshme ka një aromë specifike, mirëpo si e caktoni sipas aromës nëse e keni vaginën të sëmurë?
Aroma që i ngjason asaj të peshkut, veçanërisht e përcjellë nga sekreti vaginal, është shenjë e vaginozës bakteriale e cila vjen si pasojë e shumimit të bakterieve dhe disbalancit të vlerës pH vaginale. Kjo është një gjendje e zakonshme e cila mund të kurohet me antibiotikë, ndërsa kundërmimi i pasuar me sekret të gjelbërt mund të jetë shenjë e një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme si lloji i trihomonijazës.
3. Kruarje dhe sekret i pazakontë
Nëse ju paraqitet sekret i verdhë apo si djath i bardhë, është e mundur të keni infeksion fungal.
Arsyeja mund të jetë terapia antibakteriale, disbalansi i vlerës pH, të brendshmet e kualitetit të dobët, preparate agresive të pastrimit si dhe ushqimi i keq i pasur me sheqer. Fatmirësisht, kjo gjendje mund të shërohet shumë lehtë, pini shumë ujë dhe jogurt.
4. Ndjenja e djegies gjatë urinimit
Kjo dukuri mund të jetë shenjë e infeksionit të traktit urinar, mirëpo shkaktari mund të jetë edhe seksi. Zakonisht shërohet me antibiotikë mirëpo e keni patjetër që të vizitoni mjekun.
5. Pamundësia e vendosjes së tamponëve
Seksi i dhimbshëm zakonisht është një problem psikologjik, mirëpo në raste të rralla bëhet fjalë edhe për mbyllje të himenit. Bëhet fjalë për një çrregullim të lindur gjenital, i cili pamundëson depërtimin dhe shkakton dhembje ngaqë ka inde shtesë rreth hapjes vaginale.
6. Fluska të dhimbshme
Zakonisht bëhet fjalë për herpes, mirëpo me paraqitjen e kësaj dukurie duhet të vizitoni mjekun urgjentisht.
7. Gjakderdhja jashtë ciklit menstrual
Shenjat e gjakderdhjes që i vëreni jashtë periudhës së menstruacioneve mund të jenë shenjë e disbalancit hormonal të cilin zakonisht e shkaktojnë mjetet kontracpetive si dhe stresi, me raste mund të jetë shenjë e shtatëzënisë. Gjakderdhja pas seksit mund të tregojë kancer në qafën e mitrës andaj duhet ta vizitoni mjekun.
8. Infeksione të vazhdueshme vaginale
Nëse fitoni shpesh infeksione fungale, bakteriale apo urinare, vaginës tuaj i duhet vëmendje e posaçme.
Ndonjëherë, vagina juaj mundohet që t`ju sinjalizojë se nuk është e kënaqur me tretmanin tuaj ndaj saj. Ndoshta nuk jeni në lidhje të shëndetshme, ndoshta partneri juaj ka edhe partnerë tjerë prandaj bart gjithçka tek ju. Bëni pushim, merrni parasysh të gjithë faktorët, mundohuni të ushqeheni mirë dhe të liroheni nga stresi./kosovarja.ch/