- Nuk e mbani mend kur herën e fundit jeni ndjerë mjaft mirë në praninë e tij. Në një periudhë të caktuar të lidhjes, ai ndoshta nuk mund të ju thotë gjatë gjithë ditës se sa e mrekullueshme jeni, nuk mund ta bëj çdo ditë, por ju ende mendoni se ai duhet të ju komplimentojë siç ka vepruar më herët. Por, nëse ju shpesh ndjeheni si të pavlerë nga ai ose se nuk jeni më tërheqëse në sytë e tij, kjo nuk është në rregull.
- E shihni atë gjatë gjithë kohës në telefonin e tij, por kur ju i shkruani ndonjë porosi, ai pothuajse asnjëherë nuk ua kthen. Kjo nënkupton se, nëse jeni bashkë dhe ai nuk e kontrollon celularin e tij, atëherë është në rregull, por ju e dini se ai rregullisht e kontrollon celularin dhe patjetër që ka parë shkrimet tuaja por thjeshtë nuk ju përgjigjet.
- Ai i harron eventet e mëdha në jetë që ju kanë ndodhur dhe që kanë vërtetë rëndësi për ju. Personi me të cilin jeni në një lidhje të mirë, e mban mend datën e intervistës suaj ose ndonjë prezantim që keni për të bërë së shpejti në punë. Nëse partneri juaj nuk i mban mend këto gjëra, atëherë është shumë e lehtë që të mendoni se nuk jeni më pjesë e mendimeve apo jetës së tij, kështuqë çfarë rëndësie ka që ju të dy të vazhdoni akoma së bashku?
- Ju nuk ndjeheni e mbështetur nga ai. Ai ndoshta nuk ju dekurajon domosdo, por ai gjithashtu nuk bën asgjë që ju të ndjeheni epiqendra e botës, kur ju mundeni ta bëni atë. Pra, çfarë dreqin po ju ofron ai juve?
- Miqtë tuaj ju komplimentojnë më shumë se sa vet partneri juaj. Ky duhet të jetë tifozi juaj më i mad hi cili duhet të ju bëjë të ndjeheni si një yll filmi gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni se jeni duke marrë lavdërata më shumë nga miqtë se sa nga partneri juaj, kjo nuk do të thotë fundi botës, por nuk është diçka e mirë.
- Jeni të kënaqur më pak se 60% të kohës që e kaloni së bashku. Është shumë e lehtë të jeni me ndokënd dhe të mendoni se gjërat janë duke shkuar mirë gjatë gjithë kohës, por nëse nuk jeni të lumtur në shumicën e kohës, atëherë është koha që të bëni ndryshime në lidhjen tuaj.
- Ju mendoni se ai po i trajton shoqet e tij më mirë se sa ju trajton juve. Natyrisht që edhe ju dëshironi që ai të sillet mirë me femra tjera, por nëse mendoni se atop o marrin më shumë vëmendje dhe dashuri se sa është e nevojshme, atëherë keq puna për ju.
- Keni filluar të mendoni se ndoshta nuk mund të posedoni gjithçka në një marrëdhënie. Nëse keni filluar të mendoni se personi juaj i ëndërrave nuk ekziston dhe se duhet të pajtoheni më këto që keni, seriozisht rivlerësoni lidhjen tuaj. Marrëdhënia juaj duhet të ndihet sikur keni fituar lotarinë e jo ndonjë çmim ngushëllues./kosovarja.ch/